Teatri Metropolitan, ja shfaqjet për vitin 2009
Autori i Lajmit: red.
Teatri Metropolitan që mbylli me sukses vitin 2008, ka filluar për projektet e vitit 2009 ku do të ketë një sërë shfaqjesh të ndryshme. Ky teatër përbëhet nga 4 sektorë, të cilët janë: sektori i Teatrit të Metropolit, sektori i Cirkut të Metropolit, Orkestrës Frymore të Metropolit dhe i Ansamblit Popullor të Metropolit. Drejtori i Teatrit të Metropolit, Kiço Londo, tha dje për mediat se “Në fushën e teatrit së shpejti do të fillojë projekti dygjuhësor, në frëngjisht dhe në ship, për veprën “Burri i thyer i Molierit” me regji të francezit Frants Helmer, ku do të kemi dy muaj prova dhe shfaqja do të realizohet në fund të marsit”. Në këtë shfaqje do ketë kryesisht aktorë të rinj që zotërojnë gjuhën frënge, por edhe studentë të talentuar të Fakultetit të Frëngjishtes. Ky projekt është angazhuar nga Teatri i Metropolit në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe me Akademinë e Arteve. Projekti i dytë teatror është vepra “Kopshti i vishnjave” ku do të aktivizohen 14 aktorë të rinj me regji të Kiço Londos. Projekt tjetër ambicioz është festimi i 70-vjetorit të këngëtares së madhe, Vaçe Zelës. Në Pallatin e Kongreseve do jetë një program special për 3 ditë rresht më 5, 6 dhe 7 prill, ku do jetë mbrëmja gala për Vaçe Zelën dhe do të këndohen këngët e saj nga këngëtarët më të mirë të skenës shqiptare. Londo më pas flet për Cirkun, i cili në nëntor mbush 50 vjet nga krijimi. “Cirku në nëntor mbush 50 vjeç dhe do të përgatisim, së pari, një shfaqje dinjitoze, së dyti, edhe një sërë veprimtarish që kanë të bëjnë po me këtë datë. Në mes të marsit do të kemi një shfaqje të Cirkut ku do të aktivizohen shumë nxënës të klasave të cirkut, së bashku me grupin “Spektër”. Janë dy klasa cirku në këtë teatër ku klasa e parë është e përbërë nga fëmijë 5-10 vjeç dhe klasa e dytë nga 10-15 vjeç. Nga muaji mars trupa e cirkut do bëjë një udhëtim nëpër Shqipëri ku do të tregojnë forcat e veta. Regjisori Londo tha se edhe Ansambli Popullor do të bëjë shumë punë, sepse në shtator është Festivali Folklorik në Gjirokastër. Ai u shpreh se “duam që të jemi pjesëmarrës ambiciozë dhe të paraqitemi me gjëra të veçanta, të cilat nuk janë konsumuar më parë”. Në këtë qendër do të përurohet së shpejti teatri me 120 vende, ku Londo thotë se “do të jetë një teatër shumë elegant dhe do të sjellë vlera të reja”.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009