E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i gjakut, ndryshimet lene jashte talasemiket dhe hemofiliket

Nje amendim i ligjit per transfuzionin e gjakut synon rritjen e dhurimeve vullnetare. Shkaku jane mungesat e shumta te gjakut ne spitalet shteterore. Nderkohe qe flitet vetem per nevojat e pacienteve per gjak ne operacionet e planifikuara, ne amendim nuk behet fjale per kategorite e tjera te pacienteve, qe e kane po aq te domosdoshem gjakun. "Ndryshimet qe jane propozuar deri tani, kane te bejne me dhurimet e gjakut vullnetar, qe do te perdoren per operacionet e perditshme. Kjo, pasi familjaret detyrohen te dhurojne gjak per te afermit e tyre para operacionit" kane pohuar burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Sipas ketyre te fundit, ne propozimet e deri tanishme nuk parashikohet ndonje ndryshim per perballimin e situates dhe krizes se gjakut per femijet talasemike apo ata hemofilike. Kjo kategori pacientesh e ka te nevojshme transfuzionin e gjakut nje here ne muaj, nderkohe qe sasite e pakta qe kane sot bankat e gjakut i detyrojne qe ta marrin edhe me rralle. Ndryshimi i ligjit te gjakut u deklarua pak dite me pare nga drejtuesja e Qendres Kombetare te Transfuzionit, e cila pohoi se vendi eshte ne krize per gjak. Sipas saj, pjesa me e madhe e spitaleve, nuk mbulojne nevojat per gjak, po keshtu edhe furnizimi i personave, qe kerkojne transfuzion gjaku cdo muaj, nuk mund te mbulohet. "Spitalet tona aktualisht nuk arrijne te mbulojne nevojat e tyre me gjak. Per kete shkak, ne kemi kerkuar ndryshim te ligjit te transfuzionit te gjakut, te futen pika te vecanta, qe te rrisin domosdoshmerish numrin e dhurimeve vullnetare" eshte shprehur drejtoresha e Qendres Kombetare te Transfuzionit te Gjakut, Irena Qendro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›