Lista e rimbursueshme, nis puna per hartimin e saj
Specialistet e Ministrise se Shendetesise, te Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor dhe perfaqesues te firmave farmaceutike kane nisur diskutimet per listen e re te barnave te rimbursueshme, e cila do te hyje ne fuqi gjate vitit 2009-e. Specialistet vetem sa kane hedhur ne tryeze propozimet, por ende nuk ka ndonje vendim konkret per barnat qe do te perfshihen ne liste. Por ajo qe mesohet eshte fakti se edhe kete vit do te kete nje shtese mjaft te konsiderueshme ne kete liste, ku barnat qe do te futen do te jene mjaft te shtrenjta. Barnat qe do te futen ne listen e medikamenteve te rimbursueshme, behen pasi studiohet me pare tregu i ilaceve. Studiohen efektet qe keto medikamente kane, nderkohe qe ka edhe nje pjese tjeter te barnave qe dalin nga kjo liste. Kjo per faktin se, ose, ata nuk kane qene shume te efektshme, ose nuk jane terhequr shume nga te semuret. Megjithate lista e re e barnave te rimbursushme pritet te vendoset perfundimisht gjate muajve mars dhe prill. Sipas praktikave te viteve te kaluara me te privilegjuar ne kete liste jane pensionistet edhe femijet te cilet perfitojne barnat falas por kane edhe numrin me te madh te medikamenteve qe rimbursohen. Nga ana tjeter Sindikata e Pensionisteve ka kerkuar qe ne listen e rimbursueshme kete vit te shtohen nje sere medikamentesh te shtrenjta te cilat perdoren ne mase nga kjo kategori pacientesh. Lista e barnave te rimbursueshme mbulon kryesisht ato ilace te cilet perdoren per semundjet kronike me te perhapura.