Semundjet profesionale, si t'i eliminoni
Per te kontrolluar shendetin e te punesuarve ne Shqiperi, Instituti i Shendetit Publik po kryen edhe nje trajnim me specialistet e tij, ne menyre qe shendeti i cdo individi te punesuar te jete i sigurt dhe nen kontroll. Kjo nisme eshte marre pas aksidenteve te raportuara ne pune, si dhe numrit ne rritje te semundjeve profesionale.
Trajnimi
Pavaresisht se ne vendin tone nuk dihet me saktesi, se sa eshte numri i personave te cilet preken nga semundje profesionale apo vdesin prej tyre, ISHP ka ndermarre nje trajnim per specialistet, ne menyre qe ky fenomen te parandalohet. "Rreth 50 per qind e popullsise eshte ne marredhenie pune, duke mos u kujdesur per shendetin e tyre demtohet ekonomia. Aktualisht ne Evrope nje numer i konsiderueshem personash humbasin jeten, si pasoje e semundjeve te marra ne pune dhe 27 mije vdesin nga aksidentet ne pune." Eshte shprehur drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, shendeti i te punesuarve eshte vene ne fokusin e Institutit te Shendetit Publik. Kurse te dhenat tregojne se ne gjithe Evropen, 300 mije persona humbasin jeten si pasoje e semundjeve te marra gjate punes. Per vendin tone sipas drejtorit te ISHP-se, nuk ka asnje te dhene per sa i perket kesaj fushe. Kjo per vete faktin se pavijoni i semundjeve profesionale eshte mbyllur prej me shume se 4 vjetesh, kurse institucionet shteterore apo edhe ato private te cilet kane pasur raste te tilla, nuk i raportoje.
Nisma
Vitet e fundit verehet nje rritje e numrit te te punesuarve ne sektorin privat dhe kryesisht ne ate te firmave prodhuese, te cilat jane nder te parat ne listen e ISHP-se si shkaktare te semundjeve profesionale. Keshtu specialistet e ketij institucioni do te trajnohen dhe njohurite e tyre do i shperndajne ne punishte te tilla sic jane ato te qepjes se cantave, kepuceve, ndermarrjeve te cimentove, hekurit etj. "Duke pare se gjate viteve te fundit eshte rritur numri i te punesuarve ne sektorin privat dhe kryesisht ne punishte, kemi menduar per kete lloj trajnimi. Vite me pare numri i te punesuarve ne keto sektore, te cilet jane problematike per shendetin, ka qene i ulet ndaj nuk eshte aplikuar ky lloj trajnimi" ka theksuar Ylli.