Ligji i mbetjeve Topi e kthen ne kuvend

Presidenti i Republikës, Bamir Topi rikthen për shqyrtim në kuvend ligjin për menaxhimin e integruar te mbetjeve.
Kreu i vendit, përmes një njoftimi, shpjegon motivacionin e kthimit në kuvend të këtij ligji të shumëdebatuar, e që mori vetëm votat e maxhorancës.
"Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të institucioneve shqiptare, synimin për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm", thotë presidenti.
Në motivacion, Presidenti shpjegon se në bazë të kushtetutës, vendosi të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi në të ka gjetur mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.
"Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, thuhet në motivacion.
Presidenti u drejtohet deputetëve duke i kërkuar shqyrtimin e ligjit me qëllim realizimin sa më të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar, menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
"Mbetem i mendimit se ligji ka nevojë për përmirësime në drejtimet e mësipërme, por gjykoj se çdo variant i ofruar duhet të jetë në pajtim me objektivat socialë që Kushtetuta ka vendosur, që institucionet dhe shoqëria shqiptare duhet të kenë në raport me jetën tonë dhe brezat e ardhshëm", thotë presidenti Topi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu komentoi për Top Channel raportin e Komisionit Europian. I ndodhur në Bruksel, zoti Arvizu deklaroi në një intervistë për Arta Tozajn se ky raport solli një rezultat zhgënjyes për Shqipërinë dhe bëri përgjegjëse të dy palët, duke argumentuar se retorika ka sjellë ndarje në vend. Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
Një dite pas raportit kritik të Brukselit, që la sërish “në klase” Shqipërine, në ”Top Story”, Ambasadori i Komisionit Europian, Ettore Sekui, shpjegoi përse për të dytin vit radhazi na mbyllen dyert e Europës. PS: Rihetim rrugës Durrës-Kukës
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, në një interpelancë me Ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, ka denoncuar se qeveria po paguan para të tjera për rrugën Durrës-Kukës edhe pse ajo është marrë në dorëzim 2 vjet më parë, duke bërë që kosto të kalojë 1.4 miliardë dollarë. Jozefina Topalli në Budapest
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në Hungari. Dule: Zgjedhje të reja në 2012
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është konkret, kur thotë se për dështimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidatit, përgjegjësia nuk mund të mbetet jetime:
Lajmet kryesore
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
“Vendi është i ndarë, të dyja palët përgjegjëse”
Fule: Zgjedhjet, një shans i humbur
Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
“Betejë” në Berat