E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel Ne Kore do te garoj si gjithmone


Sebastian Vettel, i cili mbrojti titullin kampion bote në Formula 1 të dielën e kaluar në Japoni, u shpreh se edhe në garën e Koresë së Jugut do të garojë siç ka bërë gjithmonë.

“Mua më pëlqen të garoj dhe nëse nuk do më interesonte se në çfarë vendi do të renditem në këtë garë, atëherë nuk do të vija fare në Yeongam”, deklaroi kampioni i Red Bull.

“Do të japim maksimumin për të marrë sa më shumë pikë edhe në këtë pistë”, shtoi Vettel.

Ndryshe mendon piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, i cili thekson se tashmë nuk ka më rëndësi nëse do ta përfundojë kampionatin në vendin e dytë apo të pestë.

“Tashmë duhet vetëm të argëtohemi sepse për mua nuk ka rëndësi nëse e përfundoj i dyti apo i pesti në renditjen e përgjithshme këtë sezon”, tha spanjolli.

“Do të mundohem që të fitoj një nga katër garat e mbetura, por do të jetë shumë e vështirë sepse Red Bull dhe McLaren janë shumë kompetitive”, shtoi Alonso.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ligji i mbetjeve, Topi e kthen në kuvend
Kreu i vendit nuk dekreton ligjin e shumëdebatuar
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Fule: Zgjedhjet, një shans i humbur
Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
“Betejë” në Berat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›