Ligji i prokurorisë, 7 efektet financiare
Prokurorët do të paguhen njësoj sa gjyqtarët e të njëjtit nivel. Prokurori i Përgjithshëm do të marrë të njëjtën rrogë sa kryetari i Gjykatës së Lartë, ndërsa Prokuroria e Apelit të njëjtën rrogë sa gjyqtarët e apeleve, e kështu me radhë. Në rast se punojnë gjatë ditëve të festave do të paguhen 50 për qind më shumë se ditët e punës. Por, shërbimi i hetuesve do të paguhet vetëm ditët e festave dhe jo gjatë ditëve të punës. Gjithashtu, anëtarët e këshillit të prokurorisë do të marrin një shpërblim prej 5 mijë lekësh për mbledhje. Këto janë disa nga efektet financiare që janë parashikuar në ligjin e ri të prokurorisë.
Paga e prokurorëve
Efekte financiare duket sikur sjell rregullimi mbi pagesën e prokurorëve. Konkretisht, në ligj ka ndryshuar mënyra e pagesës së prokurorëve në ditët e shërbimit, duke trajtuar me pagesë shtesë prej 50 për qind më të lartë prokurorët e gatshëm në ditët e pushimit javor, ose të festave zyrtare. Ky parashikim është bërë për ta përputhur atë me parashikimin e vendosur për gjyqtarët në ligjin Nr. 9877 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i cili parashikon të njëjtin sistem pagese për gjyqtarët e gatshëm. "Sipas ligjit të vjetër, prokurori përfitonte në ditët e shërbimit një pagesë prej 20 për qind më të lartë se ditët e zakonshme. Ky parashikim do të thotë që në Republikën e Shqipërisë, në çdo rreth gjyqësor dhe në Prokurorinë e veçantë të Krimeve të Rënda, çdo ditë jave (pune, pushimi javor, apo festive) paguhet një prokuror me 20 për qind shtesë page. Me ndryshimin, pagesa për ditët e shërbimit do të jepet vetëm në ditët e pushimit javor (e shtunë dhe e diel) dhe në ditët festive (të përcaktuara me ligj) për prokurorin e gatshëm. Për këtë shkak, rritja e masës nga 20 për qind në 50 për qind të kësaj pagese nuk sjell efekte financiare", thuhet në ligjin e ri të prokurorisë. Pra, me fjalë të tjera, prokurorët nëse kryejnë shërbim në qytete nuk do të marrin dieta.
Leja vjetore
Në nenin 23 të ligjit është parashikuar saktësimi i lejes vjetore të pagueshme në 30 ditë kalendarike, për të bërë të mundur zbatimin korrekt të frymës së ligjit dhe për ta përputhur atë me përmbajtjen e ligjit Nr. 9877 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor", i cili përmban të njëjtin parashikim për gjyqtarët. Në këtë mënyrë, prokurorët në vazhdim do të paguhen për një leje vjetore prej 30 ditësh dhe jo prej 42-45 ditësh, siç ka ndodhur deri tashmë, duke zbatuar nëpërmjet interpretimit të zgjeruar ligjin në fuqi. Në ligj parashikohet që këshilli i prokurorisë do të përbëhet nga gjashtë prokurorë, duke e rritur me një anëtar nga parashikimi aktual (sipas të cilit ky këshill përbëhet nga pesë prokurorë). Efektet financiare të këtij parashikimi janë të papërfillshme, sepse anëtari i këshillit të prokurorisë paguhet me një shpërblim prej 5 mijë lekësh për çdo mbledhje që ka marrë pjesë. Për sa i takon frekuencës së zhvillimit të mbledhjeve të këtij këshilli, praktika ka treguar që është jo më shumë se një mbledhje në muaj. Madje, për një periudhë (gjatë vitit 2007) ka ndodhur që ky këshill nuk është mbledhur fare për 8 muaj radhazi.
Paga, shpërblimet dhe trajtimet
1. Paga e Prokurorit të Përgjithshëm është e barabartë me pagën e kryetarit të Gjykatës së Lartë.
2. Paga e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme është e barabartë me pagën e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
3. Paga bazë e prokurorit, ose drejtuesit të prokurorisë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, si dhe shtesa për vjetërsi apo vështirësi në shërbim të tyre, është e barabartë me pagën dhe shtesën e vjetërsisë e të vështirësisë së gjyqtarit e të kryetarit të gjykatës, pranë së cilës funksionon prokuroria ku ai është emëruar.
4. Në ditët e pushimit javor, ose të festave zyrtare, prokurori i gatshëm, ose prokurori që kryen detyra të ngutshme, përfiton shtesë page në masën 50 për qind të pagës së tij ditore.
5. Prokurori mund të përfitojë shpërblime, për merita profesionale, në masën e caktuar me propozimin e drejtuesit dhe me miratimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
6. Prokurori, me propozimin e eprorit dhe me miratimin e Prokurorit të Përgjithshëm, mund të përfitojë deri në 20 për qind shtesë page për vështirësi pune.
7. Prokurorët dhe drejtuesit e tyre kanë të njëjtat trajtime dhe status protokollar si gjyqtarët dhe drejtuesit e gjykatave, pranë të cilave ushtrojnë funksionet prokuroria, përveçse kur ligji e parashikon ndryshe".
Konflikti i interesit
Në rastin kur Prokurorit të Përgjithshëm i kërkohet nxjerrja e një urdhri, apo dhënia e një udhëzimi në një procedim në të cilin ai është në konflikt interesi, atëherë ai deklaron me shkrim gjendjen e konfliktit të interesit dhe njofton prokurorin që i ka
kërkuar nxjerrjen e urdhrit, apo dhënien e udhëzimit. Urdhri, apo udhëzimi nxirret nga prokurori më i vjetër në detyrë, drejtor në strukturën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm
1- Prokurori i Përgjithshëm duhet të gëzojë besimin e dy institucioneve të rëndësishme, siç janë Kuvendi dhe Presidenti i Republikës.
2- Dy institucionet kushtetuese i japin personit besimin publik për drejtimin e Prokurorisë në Shqipëri. Vendosen disa kritere të përgjithshme, të cilat të harmonizuara edhe me elementet e besimit nga këto dy institucione, sigurojnë dhe arrijnë të japin një zgjedhje të plotë për drejtimin e institucionit.
Reforma
Prokurorët e rinj nga Magjistratura
Në nenin 8 dhe 9 të ligjit, mbi bazën edhe të frymës shumë pozitive të shprehur nga Kuvendi i Shqipërisë në ligjin e ri "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor", sanksionohet pa mëdyshje se burimi kryesor i gjeneratës së re të prokurorëve tashmë do të jetë Shkolla e Magjistraturës, në të cilin sikundër edhe në reformën e pushtetit gjyqësor, do të varet suksesi edhe në punën e prokurorisë.
Raportimi
Prokuroria, kontroll nga Ministria e Drejtësisë
Në nenin 27 të ligjit "për prokurorinë" detajohet kontrolli i Ministrisë së Drejtësisë ndaj sistemit të prokurorisë. Mbi bazën edhe të praktikës së akumuluar deri më sot, është bërë një detajim i mëtejshëm i raportit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Ministri i Drejtësisë paraqet në Kuvend, të paktën një herë në vit, raport me shkrim për inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, duke vënë në dijeni edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Raporti përmban të dhëna të përgjithshme dhe Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të paraqesë në Kuvend mendimin e tij në lidhje me raportin. Mbi bazën e rezultateve të kontrollit, ministri i Drejtësisë, kur është rasti, i paraqet rekomandim për marrje mase disiplinore Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm shqyrton rekomandimin dhe vendos në lidhje me të. Rekomandimi për procedim disiplinor dhe përgjigjja e Prokurorit të Përgjithshëm i njoftohen Presidentit të Republikës.