E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i pronave, sot shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese

TIRANE- Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin e ankimimit të paraqitur nga shoqata kombëtare e të shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit ndaj ligjit të pronave. Në ora 10:00, Kushtetuesja do të njihet me ankimim e bërë nga ana e këtyre dy subjekteve për shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr.10308, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar”; Pezullimi i zbatimit të tij”. Ndyrshimi i fundit ligjor parashikon që agjencia e kthimit dhe Kompensimit të Pronave të ketë të drejtën e fshirjes së titujve të dhëna përgjatë viteve të mëparshme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›