Tiranë, kreu i OSBE: 8 Maji, celësi për dalë nga ngërci politik
TIRANE-Ndersa 2 muaj na ndajne nga zgjedhjet lokale, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, zoti Marc Perrin de Brichambaut i ndodhur sot ne Tirane ka takuar dy kreret e partive me te medha politike ne vend, presidentin e shtetit shqiptar si dhe ministrin e jashtem Haxhinasto.
Ne nje takim me kryeministrin Berisha, sic njofton zyra per shtyp e kreut te qeverise shqiptare, të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Sekretari i Përgjithshëm Brichambaut se në Shqipëri ekzistojnë të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe se këto zgjedhje duhet të mbahen në afatin e tyre kushtetues. Ai rikonfirmoi mbështetjen e plotë të kryesisë së radhës së OSBE-së për këtë çështje. Sekretari i Përgjithshëm gatishmërinë e Organizatës për të kontribuar nëpërmjet ekspertizës dhe vëzhgimit që zgjedhjet e 8 majit të ruajnë standardet e larta të konstatuara nga ODIHR dhe ti çojnë ato më tej.
Nga ana e tij, Kryeministri e siguroi Brichambaut për angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të garantuar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së. Duke falënderuar për dërgimin e misionit të vëzhgimit, ai u shpreh në favor të dhënies së hapësirave maksimale për vëzhguesit ndërkombëtarë si një mënyrë për të kontribuar në transparencën dhe në cilësinë e zgjedhjeve. Berisha shprehu mbështetjen e plotë për rekomandimin e parë të raportit të OSBE/ODIHR ku kërkohet kontributi i qenësishëm nga çdo forcë politike përfshirë dhe opozitën, në mbajtjen dhe rritjen e këtyre standardeve. Në përfundim, Kryeministri siguroi Sekretarin Brichambaut për angazhimin e tij që Shqipëria të mbetet një demokraci funksionale dhe shtet i së drejtës.
Takimi me Ramen
Një takim plot 1 orë e 45 minuta ka zgjatur sot në selinë e PS mes kreut të opozitës, Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, zotin Marc Perrin de Brichambaut. Ne fund të takimit Rama ka përcjellë de Brichambaut, por nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.
De Brichambaut ka zhvilluar ditën e sotme takime me Presidentin Bamir Topi si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, të cilët kanë informuar për situatën më të fundit në Shqipëri. Personalitetet kanë shprehur para përfaqësuesit të OSBE pikëpamjet e tyre mbi procesin zgjedhor që pritet të zhvillohet më 8 Maj si dhe për ngjarjet e 21 Janarit.
Takimi me Topin
Ne takimin me Presidentin Topi, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së shprehu gatishmërinë e kësaj organizate për të ndihmuar vendin tonë për të garantuar që zhvillimi politik i vendit të jetë në përputhje me angazhimet e tij ndaj OSBE-së, parimet dhe standardet demokratike si dhe me aspiratat e tij për të ardhmen. "Në Shqipëri duhet të rifillojë dialogu politik konstruktiv brenda institucioneve politike shqiptare dhe të rivendoset sërish fokusi i përbashkët tek e ardhmja e Shqipërisë në Evropë, theksoi Brichambaut dhe nënvizoi se zgjedhjet vendore të datës 8 mund të shërbejnë si një instrument kyç për të ndihmuar në kapërcimin e ngërçit aktual politik. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Mark Perrë dë Brishambo, vuri në dukje dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm që mund të luajë Presidenti i Republikës në këtë drejtim.
Shqipëria, deklarohet Grupi Socialist në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së
Po sot, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, zoti Marc Perrin de Brichambaut zhvilloi në Tiranë vizita me përfaqësues të politikës, gjatë Sesionit Dimëror të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Grupi Socialist shprehu shqetësimin mbi zhvillimet e fundit në Tiranë. Grupi dënoi dhunën dhe përdorimin e armëve të zjarrit kundër demonstruesve të paarmatosur, që rezultoi në një numër të vrarësh dhe dhjetëra të plagosur, përfshirë dhe gazetarë, citon Tony Lloyd, Anëtar Parlamenti, kryetar i grupit socialist në asamblenë Parlamentare të OSBE.
Grupi shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndihmojnë në qetësimin e situatës.
Po kështu, grupi socialist u bëri thirrje autoriteteve që të lejojnë një hetim të pavarur dhe të plotë të këtyre ngjarjeve në mënyrë që të nxirren përpara drejtësisë përgjegjësit për dhunën dhe për vrasjet.
“Ne e mirëpresim dialogun dhe mjetet paqësore për zgjidhjen e problemit të Shqipërisë, por insistojmë se liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar paqësisht janë vlera themelore për të gjitha vendet anëtare të OSBE”, thekson deklarata për shtyp e grupit socialist në këtë asamble.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera 8 Maji, Brichambaut me Haxhinaston: OSBE me prani të gjerë monitoruesish VIDEO: Tiranë, kreu i OSBE: 8 Maji, celësi për dalë nga ngërci politik