E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga tre personave, grabitnin telin e linjave elektrike

Në sajë të forcave të policisë së komisariatit Rrëshen dhe policisë së Lezhës është bërë e mundur arrestimi i tre shtetasve. Në pranga ka rënë Petrit Ndreaj, 32 vjeç,i cili rezulton person i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Gjykata për veprën penale të " Vjedhjes në bashkëpunim". Alban Çuni, 30 vjeç, dhe Fran Vokrri, 50 vjeç, jane dy personat e tjere te cilet jane prangosur.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme teli përcjellës të linjave elektrike.
 

Këta shtetas dyshohen si autorë dhe për disa vjedhje të tjera, të telit të linjave elektrike, të tensionit të mesëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e telit të vjedhur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›