Ligji i ri i Bankës Qëndrore, Serbia konflikt me BE-në dhe FMN-në

Qeveria e re serbe duket se ka hyrë në konflikt me BE dhe FMN pas një ligji të ri të miratuar për Bankën Qëndrore. Parlamenti i Serbisë ka miratuar një ligj që sipas BE dhe FMN-së, cënon pavarësinë e Bankës.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Dejan Soskic, dha dorëheqjen të enjten në shenjë proteste ndaj ligjit të ri, e ndërsa tani parlamenti do të ketë kompetenca mbikëqyrëse mbi bordin ekzekutiv të bankës.
Qeveria Nacionaliste gjithashtu merr të drejtën të emërojë drejtuesit më të lartë të bankës. Bashkimi Europian thotë se ligji është një hap prapa për ofertën e Serbisë për t`u bashkuar me bllokun.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ligji i Bankës Qendrore do të shndërrohet në një dobësim të madh të autonomisë së Bankës.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur paratë e arkës së shtetit serb për rroga e pensione nuk janë të mjaftueshme dhe qeveria e Beogradit ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve. Një problem serioz në ekonominë serbe është niveli shumë i lartë të borxhit publik.
Ndërkohë deputetët do të diskutojnë 46 amendamente për ligjin e Bankës Qendrore. Nga ana tjetër sipas njoftimeve që një zyrtar i lartë i Partisë Progresiste serbe mund të jetë tjetër Guverantor i ri i Bankës Qëndrore .