Dy viktima në Berzhitë, po hapnin kanal, i zuri masivi i dheut

Rreshkitja e një masivi dheu i ka marë jetën dy personave në fshatin Lukë të Bërzhitës. Viktimat përkatësisht Kujtim Cakrri 45 vjec dhe Islam Lika 50 vjec kanë gjetur vdekjen mbëmjen e së shtunës, teksa po punonin me fadromë për hapjen e një kanali kullues.
Gjatë germimit për fat të keq ka dalë ujë dhe ka shkaktuar rrëshkitje masive të dheut, duke i zënë brënda të dy viktimat. Në ndihmë të tyre kanë ardhur banorë të zones, të cilët pas shumë përpjekjesh kanë arritur të nxjerrin viktimat nga kanali por, për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë ata kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka nisur hetimet, por ngjarja është konfirmuar që ka qene aksidentale. Viktima Kujtim Cakrri la pas një vajze dhe një djalë, ndërsa viktima Islam Lika ka lënë 2 vajza dhe një djalë.