Spanje Rajoy i gatshem per te kerkuar ndihme

Qeveria spanjolle dëshiron të vihet në dijeni se cilat janë kushtet e masave të jashtëzakonshme të lajmëruar një ditë më parë nga Guvernatori i Bankës Qendrore Mario Dragi para vlerësimit të një kërkese të mundshme për ndihmë nga fondet europiane. Mariano Rajoi, kryeministri spanjoll menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të ministrave ka dalë në një konferencë për shtyp duke lënë të hapur mundësinë për kërkesën e një ndihme. Vetëm dy orë më parë një gjë të tillë e kishte përgënjeshtuar kategorikisht sekretarja kombëtare e partisë popullore, Maria Dolores de Kospedal. Edhe pse kryeministri nuk ka përmendur afate dhe ia kalënë fjalën Bankës Qendrore, e cila e ka kushtëzuar ndërhyrjen e saj. “Dragi ka lajmëruar adaptimin e kushteve të jashtëzakonshme. Do dëshiroja të dija se cilat janë, cfarë duan ët thonë dhe nëse janë të përshtatshme, ka thënë Rajoi. Vetëm më vonë do të merret një vendim dhe gjithnjë do të jetë në interes të spanjollëve. Një ditë pas vizitës së kryeministrit Italian Mario Monti në Madrid, homologu I tij spanjoll kishte lavdëruar punën e tij në këto kohë të vështira, por kishte deklaruar gjithashtu se gjendja financiare dhe borxhi kombëtar I Spanjës ndryshonte nga ai Italisë. Tashmë lideri konservator spanjoll ka vendosur të dërgojë një letër presidentit të këshillit dhe atit të Komisionit Europian, , Herman Van Rompi dhe Hoze Barroso, në të cilën propozon bashkimin banker dhe fiscal europian që të diskutohet në muajin tetor, në mënyrë që të aprovohet brenda dhjetorit. Rajoi ka ritheksuar urgjencën e një sistemi të vetëm mbikëqyrjeje dhe rikapitalizimin banker. Ndërsa për sakrifica të tjera të mundshme që mund të imponoheshin nga një plan shpëtimi ai ka premtuar se nuk ka ndërmend të ulë pensionet dhe ka përjashtuar gjithashtu një reformë të punës. Spanja duhet të jetë e gatshme të paguajë 8 miliard euro interesa për borxhin kombëtar për vitin e ardhshëm.