Zgjedhjet e 8 majit qeveria gati 60 milione leke

Nese do te kerkohen fonde shtese do te preket buxheti rezerve
TIRAN - Qeveria do te jape 60 milione leke per zgjedhjet e ardhshme lokale qe do te zhvillohen me 8 maj. Ministria e Financave ka parashikuar qe fondi i akorduar per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve do te jete fillimisht 60 milione por ky nuk do te jete buxheti perfundimtar per zgjedhjet lokale. N
e rast se do te kerkohen fonde te tjera per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore qe do te varet shume edhe nga zgjidhja e krizes politike midis dy forcave politike atehere qeveria do te jete e detyruar qe te shtoje edhe fonde te vecanta per kete proces.
E pyetur nga deputeti socialist Saimir Tahiri perfaqesuesja e Ministrise se Financave Mimoza Dhembi deklaroi se buxheti i programuar per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve do te jete fillimisht 60 milione dhe nese do te nevojiten fonde te tjera atehere do te kerkohet shtese e vecante nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit.
Per buxhetin qe eshte akorduar nga qeveria per funksionimin e KQZ-se kryetari Arben Ristani i kerkoi Komisionit te Ligjeve nje fond shtese per rikonstruksionin e njeres nga dy magazinat ne Lunder.
Shuma e kerkuar per rikonstruksionin e kesaj magazine e cila eshte teper e rendesishme per KQZ-ne pas bllokimit te magazines tjeter me materialet e zgjedhjeve te kaluara shkon ne 27 milione leke te reja.
Shtim fondesh u kerkua edhe per zerin e pagave per anetaret e ketij institucioni ashtu sic percakton edhe Kodi Zgjedhor qe barazon pagen e anetareve te KQZ-se me ate te gjyqtareve te Gjykates se Larte.
Ne zerin e mallrave dhe shperblimeve per institucionin e KQZ-se qeveria ka parashikuar nje fond prej 20 milione lekesh 6 milione leke me pak se buxheti fillestar i vitit 2010.