Ekstradim sekret i Almir Rrapos

Ish- sekretari i Ministrise se Jashtme u percoll dje ne mengjes drejt SHBA-se. Avokati veprim i paligjshem
ohu mblidh rrobat tua do te nisesh per ne SHBA. Ishte zeri i nje prej policeve te turnit te nates ne burgun 313 qe i therriste Almir Rrapos ish- sekretarit te Ministrise se Jashtme ndersa ne oren 300 te mengjesit zgjoi ish- funksionarin e larte shteteror. Ora e ekstradimit te tij ne SHBA kishte mberritur perkunder deshires se Rrapos.
Nuk u desh shume kohe ai paketoi sendet e tij personale dhe nje grup i gatshem i Policise se Burgjeve e zbriti ate ne katin e pare te burgut te sigurise se larte Jordan Misja 313 ne kryeqytet. Shume shpejt ai u fut ne nje nga automjetet e policise se burgjeve dhe nen masa te rrepta sigurie ne sekret te plote Rrapo u nis drejt aeroportit te Rinasit.
Vec efektiveve te Policise se Burgjeve dy oficere te Zyres se Interpol Tiranes me dosjen e Rrapos i bene shoqeri gjate rruges per ne aeroport ish- sekretartit. Rreth ores 400 te mengjesit mjetet e policise nen masa te rrepta sigurie por edhe ne sekret te plote mberriten ne aeroportin e Rinasit.
Nje grup pjesetaresh te FBI-se prisnin njeriun i cili ne Nju Jork cilesohet si nje nder kreret e nje grupi kriminal te angazhuar ne krimin e organizuar qe dyshohet se eshte pergjegjes per rrembime grabitje shantazhe vrasje e trafik droge.
Pas procedurave rutine Rrapo iu dorezua nga oficeret e Interpolit homologeve te tyre amerikane te FBI-se te cilet i vune prangat duke e futur ne avionin qe kishte si destinacion fillestar Vienen dhe me pas Nju Jorkun.
Ekstradimi i Rrapos u ekzekutua pak dite pas vendimit te gjykates ne nje kohe kur Rrapo 27-vjec perdori te gjitha kartat per te fituar lirine deri me pretendimin e skadimit te afateve te paraburgimit si dhe te rrezikut qe i kanosej jetes se tij ne SHBA per shkak te akuzave te prokurorise.
Almir Rrapo u prangos ne ambientet e ambasades se SHBA-se ne kohen qe po aplikonte per tu pajisur me vize amerikane. pas ekstradimit te tij reaguan avokatet qe e cilesuan veprimin si antiligjor dhe antikushtetues.
Rrapo do ti bashkohet keshtu pjeses grupit kriminal qe akuzohet per veprime kriminale per llogari te bandes Krasniqi qe dyshohet se ka vepruar ne Nju Jork Micigan dhe Konektikat.