Ligji i ri, ndryshon deklarimi dhe mbledhja e kontributeve
24/01/2012 Bizneset e reja që regjistrohen në QKR duhet të deklarojnë brenda dy ditësh të punësuarit
Tatimpaguesit duhet të deklarojnë vetëm elektronikisht sigurimet shoqërore pranë administratës tatimore. Skema e re është diskutuar dje në komisionin parlamentar të ekonomisë. Në projektligj parashikohet që bizneset e reja që regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, duhet të deklarojnë brenda dy ditësh tek Tatimet numrin e të punësuarve.
Drafti i ri
Ndryshimet përfshijnë bizneset, organizatat jofitimprurëse, entet shtetërore, personat e vetëpunësuar si dhe çdo kryefamiljar për bizneset familjare. Drejtori i Teknologjisë së Informacionit pranë DPT-së, Roland Rista, theksoi se ndryshimet mbi procedurat e deklarimit të listapagesave të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore kanë hyrë në fuqi që nga data 1 janar e këtij viti. Këto ndryshime, sipas tij, detyrojnë subjektet që për identifikimin e punonjësve, që deklarohen në listëpagesë të përdorin numrin personal. “Kjo është një reformë e nisur nga DPT nga viti 2007 në qendër të së cilës është informatizimi i të gjithë tatimeve, deklarata tatimore, elementi i fundit i së cilës është listëpagesa e kontributeve. Do të jetë një mjet efikas edhe në luftën kundër evazionit fiskal", - tha Rista. Për çdo punonjës të ri, bizneset ekzistuese duhet të bëjnë deklarimin te organet tatimore, një ditë para se ai të fillojë punë. Sa i përket të larguarve, njoftimi duhet të bëhet 10 ditë para ikjes së tij. Ndryshimet parashikojnë edhe bashkërendimin me ligjin për deklarimin e të ardhurave ku për bizneset që kanë paguar më shumë taksa nga sa është shuma e detyrimit, do të rimbursohet diferenca përmes shërbimeve sociale. Në rastet e kundërta, ku taksat e paguara janë të më të ulëta se shuma e llogaritur e detyrimit, atëherë diferenca duhet të paguhet nga vetë biznesi.
Diskutimi
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar me të gjitha votat pro formatin e ri të deklarimit të punonjësve që janë në sektorin privat. “Element shumë i rëndësishëm i kësaj reforme ka të bëjë që me dorëzimin elektronik të list pagesave të biznesit pranë administratës tatimore krijohet arshiva elektronike e kontribuesve pranë tatimeve dhe pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, tha Ariana Dyrmishi, drejtore e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave. Sipas saj ende ka të punësuar në të zezë. “Kemi një kontigjent të tatim paguesve të punonjësve që punojnë në të zezë, të pasiguruar. Ndaj ne kemi shtrënguar saksionet, por sa mund të jetë ky kontigjent në shifra nuk mund ta them”, - tha Dyrmishi. Një nga shqetësimet e deputetëve të opozitës lidhej me krijimin e hapësirave për evazion fiskal. Por drejtori i IT-së në DPT, Rinald Rista tha se një ligj i tillë lehtëson koston e deklarimit të sigurimeve shoqërore, që më parë bëheshin në letra dhe redukton evazionin fiskal. Ndryshimet janë mirëpritur nga biznesi, pasi prej janarit e deri tani deklarimi është bërë nga 6 mijë tatim pagues. Bizneset e mëdha deklarojnë çdo muaj, kurse bizneset e vogla çdo tre muaj listëpagesat e punonjësve. Rreth 16.7% e të punësuarve në vendin tonë janë në sektorin publik, ndërsa 83.3% në atë privat bujqësor dhe jo bujqësor.
Masa për pagesën e kontributeve
Ministria e Financave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të propozojnë disa masa ligjore me synim uljen e numrit të personave që punojnë pa deklaruar të ardhurat apo që deklarojnë pagë më të ulët. Ndërkaq parashikohet krijimi i një baze të dhënash elektronike për të gjithë kontribuesit. Gjatë 11 mujorit të vitit 2011 është rritur me 9.5% numri i kontribuuesve në krahasim me vitin 2010.