Avokati i Popullit: Kini kujdes me faturimet e parregullta te energjisë
24/01/2012 Takim me përfaqësues të ÇEZ, diskutohen ankesat
TIRANË- Në një takim të ditës së djeshme, Avokati i Popullit i kërkoi kompanisë CEZ Shpërndarje dhe Entit Rregullator të Energjisë që të reagojnë me shpejtësi lidhjen e problemeve që kanë qytetarët me energjinë elektrike. Mes të tjerave Totozani u shpreh se “Avokati i Popullit kërkon nga institucionet tuaja përgjigje të menjëhershme dhe një trajtim rigoroz të të gjitha kërkesave që ai dërgon në institucionet tuaja. Sepse kërkesat që i drejton Avokati i Popullit janë kërkesa të qytetarëve shqiptarë”. Gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të këtyre institucioneve, komisionerët e Avokatit të Popullit kanë shpjeguar thelbin e ankesave që kanë konsumatorët. “Objektin e ankesave, qytetarët e bëjnë me mos faturimin e rregullt. Ka probleme në lidhje me transparencën, ka patur probleme në lidhje me faturimin e taksës vjetore për Radio Televizionin Shqiptar”,- u shpreh komisonierja e Avokatit të Popullit Dorina Nuni. “Nuk duhet harruar fakti se në Shqipëri kemi 1.1 milionë konsumatorë dhe imagjinoni numrin e kërkesave. Punonjësit tanë janë thjesht njerëz dhe mund të kryejnë gabime njerëzore. Përsa i përket të dhënave që dhatë ju dhe specifikisht faturimit të taksës së televizionit do të donim ta shmangnim këtë në mënyrë që mos ta kemi në të ardhmen”, - u shpreh drejtori në CEZ Shpërndarje, Martin Memecek. Drejtuesit e CEZ kanë shpjeguar se gjatë vitit 2011 janë pezulluar nga puna rreth 200 punonjës që janë kapur në mënyrë të përsëritur me shkelje.