Ligji i ri në Egjipt, burri seks me gruan e vdekur
KAJRO-Burrat egjiptianë shumë shpejt me anë të një ligji do të lejohen të bëjnë seks me gratë e tyre dhe pse ato mund të kenë 6 orë të vdekura, bëjnë të ditur mediat lokale të Egjiptit.
Ligji i cuditshëm dhe shumë i debatuar pritet të miratohet në parlamentin egjiptian ku dominon shumica islamiste, shkruan Daily Mail.
Nga masat e tjera që do të merren do të jetë ulja e moshës së martesës deri në 14 vjec si dhe masa tjetër qe do të jetë heqja nga të drejtat e grave, arsimimi dhe punësimi.
Këshilli Kombëtar për Gratë në Egjipt kreu disa fushata kundër këtyre ndryshimeve duke theksuar se minimizimi i të drejtave të grave do të ndikojë për keq në zhvillimin njerëzor të këtij vendi.
Mervat al-Talaëi, kryetare e këtij Këshilli ia shkroi shqetësimet e saj drejtuesit të Kuvendit, Saad al-Katatni.
Gazetari egjiptian Amro Abdul Samea shkroi për gazetën al-Ahram se ligjet po interpretohen me supozime fetare.
Subjekti i ligjit që burri të kryejë seks me gruan e tij dhe pas vdekjes është ngritur në Maj të vitti 2011 nga kleriku maroken Zamzami Abdul Bari që pohoi se martesa mbetet e vlefshme dhe pas vdekjes. Ai madje tha se dhe gratë do mund të kenë mundësi të kryejnë seks me burrat e tyre, shkruan alarabiya.net.
Duket se tema që ngjalli zemërim në vendet arabe ka pëlqyer tek politikanët egjiptianë që duan ta jetësojnë.
TV Jaber al-Qarmouty deklaroi se nocioni i këtij ligji ka në thelb ‘marrëdhënien e lamtumirës”, por që në realitet është një katastrofë.
"Kjo është e pabesueshme. Kjo është një katastrofë, ti japësh burrit një të drejtë të tillë. Ka vërtet prirje islami të arrijë deri këtu? A ka vërtet njerëz që mendojnë në këtë mënyrë? "
Këto janë lajmet nga mediat lokale, kurse qeveria nuk është deklaruar ende rreth këtij ligji, kurse zëra të tjerë thonë se janë gazetarët, mbështetës e ish- presidentit Hosni Mubarak që bëjnë të tilla lajme.
(d.b/BalkanWeb)