Kosovë, makina e Amb.së Maqedonisë me targa serbe
PRISHTINE – Makina zyrtare e ambasadorit të Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov, vazhdon të qarkullojë nëpër Kosovë me targa të Republikës së Serbisë.
Edhe pse Kosova ka targat e saj zyrtare, automjeti i Ambasadës së Maqedonisë, i tipit “Skoda”, vazhdon të qarkullojë me targat e Serbisë, shkruan ditorja Koha.mk.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur se “Skoda” nuk është veturë e ambasadorit Karajanov, ndërsa më pas zëdhënësi arsyetohet se “targat serbe ka shtatë vite që janë marrë”.
“Makina është regjistruar para shtatë viteve dhe në atë kohë autoritetet kosovare kanë dhënë targa të tillë”, bëri të ditur zëdhënësi i ministrisë maqedonase Borce Stamov.
“Deri para do kohësh, thuajse të gjitha makinat e përfaqësive diplomatike në Kosovë kanë pasur targa të tilla, sepse kanë ekzistuar disa probleme teknike në Kosovë, për të dhënë targat e tyre diplomatike. Së shpejti edhe ambasada jonë do t’i ndryshojë dhe do të marrë targat e reja”- u shpreh Stamov.
(er.nu/BalkanWeb)