Varshavë, Haxhinasto-Wen Jiabao diskutojnë për investimet kineze në Shqipëri
VARSHAVE - Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto mori pjesë në Forumin Ekonomik që u mbajt në Varshavë më 26 prill 2012, ku morën pjesë kryetarët e qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në takim u diskutua mbi mundësitë dhe rrugët konkrete për forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Kinën. Në fjalën e tij Zv/kryeministri Haxhinasto e vlerësoi takimin e nivelit të lartë, si një platformë të një rëndësie të veçantë, si dhe një mundësi për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore që të zhvillojnë më tej marrëdhëniet me Kinën.
Siç njofton zyra e shtypit e MPJ-së, gjatë punimeve të forumit ekonomik ministri Haxhinasto pati një takim bilateral me kryeministrin e Kinës, Wen Jiabao, ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, me fokus në rritjen e konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.
Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë në nivel shumë të mirë, zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Haxhinasto nënvizoi se duhet të gjenden rrugët se si projektet e sotme, të kthehen në realitet në një kohë sa me të shkurtër. Tashmë, tha ai, ka mjaft kompani kineze që janë të interesuara për tregun shqiptar, por kërkojmë që interesi dhe investimet kineze të rriten më tej në fusha të tilla si: energjia e pastër, burimet minerare, turizmi, etj. Ndër projektet konkrete u përmenden hidrocentrali i Skiavicës, zona industriale, portet, etj.
Gjithashtu, tha Haxhinasto, është shumë e rëndësishme që të rriten shkëmbimet njerëzore, duke pasur parasysh se ato tashmë kanë një traditë të krijuar në kohë. Në këtë aspekt do të ndihmojë edhe hartimi i platformave konkrete për bashkëpunimin në fushën e arsimit, duke veçuar shkëmbimet studentore, institucionet për mësimin e gjuhës kineze, etj.
Kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se është parësore që bashkëpunimi ekonomik të zhvillohet më tej në fusha të tilla si: infrastruktura, hidrocentralet, portet, apo zonat industriale. Në drejtim të bashkëpunimit në fushën e arsimit, ai tha se vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për përhapjen e kulturës dhe gjuhës kineze dhe hapjen e shkollës së Konfucit në Shqipëri. Po ashtu, ne po punojmë që të rritet edhe numri studentëve shqiptarë që të studiojnë në Kinë, apo kinezëve që të vijnë në Shqipëri. Rritja e kontakteve dhe shkëmbimeve njerëzore, do të jetë një shtysë edhe për rritjen e turistëve kinezë, që do të vizitojnë Shqipërinë. Në takim, ndër fushat e bashkëpunimit u identifikuan: infrastruktura, energjia, turizmi, arsimi etj.
Në përfundim, ministri Haxhinasto tha se tashmë është koha që shkëmbimet turistike të rriten shpejt në të ardhmen.
(er.nu/BalkanWeb)