E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri per partite sot diskutimi ne komisione

Financimi i partive politike qe nuk jane ne Kuvend dhe marrja e selive ku jane te vendosura ato do te diskutohet sot ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve ne Kuvend. Ligji i propozuar nga qeveria pritet te sjelle jo pak debate duke qene se pas zgjedhjeve te fundit parlamentare jane te shumta partite qe nuk jane pjese e organit ligjvenes dhe per pasoje te penalizohen. Projektligji prek te gjitha parite jo parlamentare duke u kushtezuar pjesemarrjen nga financimet qe marrin nga buxheti i shtetit. Po ashtu ndryshimet e reja ne ligj vendosin kritere me te rrepta dhe per parite qe regjistrohen per here te pare. Ne baze te draftit cdo parti qe kerkon te regjistrohet ne gjykate duhet te paraqese 3 mije firma. Nderkohe qe ne ligjin e meparshem numri i firmave qe duhet te paraqiteshin ishte 1 mije. Vec paraqitjes se firmave ne ligjin e ndryshuar kerkohet qe te paraqiten dhe firmat e sakta dhe te dhenat per firmetaret. Nderkohe qe pjese me e debatueshme e amendimeve ne ligj ka te beje me trajtimin financiar te partive politike. Neni 3 i ketij drafti parashikon heqjen e ndihmes financiare qe u jepej partive pas regjistrimit te tyre ne gjykate ndihme qe arrin ne 100 mije leke te reja. Nderkohe qe drafti u heq parate qe jepen nga buxheti i shtetit edhe partive ekzistuese. Sipas amendimeve ne ligj partite qe nuk kane marre asnje mandat deputeti humbasin mbeshtetjen financiare qe merrnin nga shteti. Ndersa ne nenin qe flet per largimin e subjektit politik nga godina ku eshte akomoduar ligji i ri parashikon se pas mbarimit te veprimtarise parlamentare te subjektit politik Ministria e Brendshme i le subjektit 30 dite afat per tu larguar nga godia. Subjekti politik qe humbet parate dhe godinen mund ti rifitoje ato vetem nese ne zgjedhjet e ardhshme arrin te hyje serish ne Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›