LSI analiza e qeverisjes e bashkepunimi per vendoret
Pas me shume se nje viti ne mazhorance Levizja Socialiste per Integrim do te zhvilloje sot analizen e pare te bashkeqeverisjes me Partine Demokratike. Drejtues dhe simpatizante te kesaj force politike do te organizojne ne Pallatin e Kongreseve Konventen e Tiranes. Por edhe pse synohet nje takim me elektoratin e kryeqytetit per zgjedhjet brenda partise diskutimet dhe mesazhet qe do te percillen ne kete takim i kalojne interesat lokale. Takimi qe pritet te zhvillohet pasdite rreth ores 1700 do te kete ne qender analizen e nje viti qeverisje. Pas bashkimit te votave ne Kuvend Levizja Socialiste per Integrim ka marre 20 per qind te perfaqesimit te pushtetit ne te gjitha nivelet me qellim realizimin e premtimeve te saj elektorale. Rreth nje vit pas shtrengimit te duarve mes Metes dhe Berishes aleati kryesor i Partise Demokratike do te shohe pozicionin dhe arritjen e premtimeve qe jane bere gjate kesaj kohe. Pas projekteve te LSI-se dhe analizes se bashkeqeverisjes me Partine Demokratike takimi i sotem pritet te jete dhe nje analize brenda vete strukturave te partise. Takimi do te sherbeje dhe si analize strukturave te partise ne raport me perfaqesimin ne 20 per qind te pushtetit. Pas nje viti ne koalicion ky takim do te jete dhe testi i pare i drejtuesve te LSI-se perballe elektoratit ne lidhje me perfaqesimin. Nderkohe zhvillimet e fundit ne LSI me largimin nga detyra te ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe levizjes neper dikastere te nje sere drejtuesish te tjeter kane sjelle dhe shtimin e pakenaqesive brenda radheve te partise. Takimi i sotem ka si qellim jo vetem strategjine e bashkepunimit te ardhshem me PD-ne por edhe nje prove per elektoratin dhe qendrueshmerine e tij gjate nje viti qeverisjeje. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne fjalen kryesore qe do te mbaje gjate ketij takimi do te paraqese arritjet qe jane shenuar gjate kesaj kohe ku vend te vecante do te zere dhe liberalizimi i vizave. Nga ana tjeter drejtuesit e LSI-se do te theksojne dhe projektet per te ardhmen dhe realizimin e disa pikave qe kane qene kryesore gjate fushates se LSI-se si zhvillimi i punesimit dhe mbeshtetja e biznesit te vogel dhe te mesem. Por nje vend te rendesishem ne takimin e sotem do te kete dhe e ardhmja ne koalicion me Partine Demokratike. Pritet qe per here te pare drejtuesit e LSI-se te shprehen ne menyre te qarte mbi bashkepunimin qe do te behet per zgjedhjet vendore. Pervec gatishmerise se LSI-se per te bashkepunuar me PD-ne ne keto zgjedhje deri me sot nuk ka pasur nje strategjite te qarte sesi do te behet ky bashkepunim.
Q.Xhani