Berisha Pas heqjes se vizave shqiptaret te respektojne afatet Rozeta Rapushi

Me liberalizimin e vizave cdo shqiptar duhet te mbaje pergjegjesine e tij per te respektuar afatin e percaktuar per qendrimin ne vendet e Bashkimit Evropian. Apeli u be dje nga kryeministri Sali Berisha nga Gjirokastra. Duke e vleresuar si nje proces te jashtezakonshem kreu i qeverise nuk harroi te theksoje se kjo eshte nje merite e madhe e qeverise dhe reformave te vendit. Natyrisht ne kete akt cdo qytetar duhet te mbaje pergjegjesite e veta. Ne nuk mund ta vleresojme ndryshe kete vetem me nje mirenjohje te pakufishme te udhetojme te takojme njerezit te shetisim te vizitojme e te kthehemi para afatit te caktuar 90-ditor. Une dua te garantoj edhe nje here te gjitha qeverite e vendeve anetare te Bashkimit Evropian se qeveria autoritetet shqiptare procesin e heqjen se vizave e kane vleresuar ne menyre te jashtezakonshme por e konsiderojme kete proces dhe te gjitha reformat e ndermarra si nje proces pa nderprerje sepse ky eshte nje proces qe transformoi vendin tha Berisha. Sipas tij vetem pese vite me pare vendi ishte i dominuar nga bandat e boset e mafies qe kontrollonin porte aeroporte qytete qarqe te tera. Ndersa sot Shqiperia eshte vend i sigurt. Ne kete kuader Berisha tha se qeveria e tij do ta forcojme gjithnje e me shume luften kunder korrupsionit. Qytetaret shqiptare jane te pajisur me dokumentet me te shkelqyera te plota e me moderne. Kufijte e Shqiperise kane sistemet e kontrollit me te shkelqyer. Qeveria shqiptare te gjitha keto eshte e vendosur ti coje me tej e ti konsolidoje ne interesin me te mire te zhvillimit te vendit vijoi ai duke premtuar se brenda pak kohesh te gjithe do te mund te levizin lirisht. Berisha siguroi para banoreve te Gjirokastres se brenda ketij viti do te levizin te lire ne mbare Evropen. Proces ky qe sipas tij nuk ka ardhur si nje dhurate por si nje vendim absolutisht i merituar. Duke vleresuar kete proces historik kryeministri u kujdes edhe nje here qe tu beje thirrje te gjithe shqiptareve qe kete akt madhor ta presim me dinjitetin dhe qytetarine qe na perket. Sipas tij ata qe votebesuan qeverine do te japin gjate muajve qe vijne vizat natyrisht nuk mund te mos kene dhe shqetesimin e tyre sepse si ne asnje vend tjeter per fatin tone te keq ne memorien e kohes jane te stamposura eksodet biblike te shqiptareve. Dua tu them miqve dashamiresve qe moren kete vendim se Shqiperia e 20 viteve te meparshme eshte vite drite larg me Shqiperine e sotme Shqiperia qe 20 vite me pare braktisej masivisht nga djemte e vajzat e saj sot renditet e 57-ta si nje nder vendet qe jetohet me mire. Sot Shqiperia ka nje ekonomi qe vitin e kaluar ishte ne krye te listes per rritjen ekonomike ne Evrope dhe kete vit vazhdon te rritet vleresoi ai.