E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri zgjedhor votim per 4 kandidate njeheresh

Sistemi Votimet e 12 dhjetorit ofrojne nje konfuzion per qytetaret

Zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit te parat pas shpalljes se pavaresise do te zhvillohen sipas sistemit proporcional me lista te hapura ku per here te pare votuesit do te japin voten e tyre per 5 kandidate njeheresh perfshire ketu edhe kryesuesin e listes se partise si dhe subjektin e preferuar partiak. Keto ndryshime erdhen pas nje sere debatesh ne grupin punues te zgjedhjeve te cilat si rezultat arriten te benin vetem ndryshime lsquokozmetike te ligjit zgjedhor pasi ne thelb nuk ka ndonje ndryshim nga zgjedhjet e vitit 2007. Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Kosove Mazllum Baraliu tregoi perparesite dhe te metat e sistemit proporcional me lista te hapura. Sipas Baraliut fakti qe votuesit kete here do te zgjedhin 5 kandidatet e preferuar nga lista eshte nje hap shume demokratik por qe do te kerkoje me shume pune. Votimi i 5 kandidateve njeheresh ka dhe anet e tij negative pasi zgjedhesi do te perballet me shume emra ne liste shumica prej te cileve te panjohur. Kjo procedure do te vonoje dhe aktin e votimit cka mund te shoqerohet me shmangie nga e drejta per te zgjedhur. Sistemi proporcional me lista te hapura konsiderohet me i drejte por me pak i qendrueshem. Kjo pasi ky sistem shmang qeverisjen nga vetem nje parti duke favorizuar koalicionet te cilat shpeshhere rezultojne ta cojne vendin drejt krizave institucionale. Sistemi proporcional siguron nje prezantim te te gjitha partive madje edhe te atyre me ekstremiste. Ky sistem ne Kosove favorizohet edhe nga nderkombetaret pasi vetem ne kete menyre mund te perfaqesohen ne Kuvendin e Kosoves edhe partite e vogla te minoriteteve joshqiptare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›