E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Jo koalicion me ata qe braktisen institucionet

Kryetari i PDK-se tregon prioritetet e programit ne fushaten zgjedhore

Lideri i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar se nuk do te bejme koalicion me ata qe braktisen institucionet duke nenkuptuar Lidhjen Demokratike te Kosoves. Ne nje interviste te dhene per te perditshmen Koha Ditore Thaci deklaroi se ekipi i ardhshem do te jete nje surprize ndaj sipas Thacit te gjithe do te befasohen. Rreth koalicioneve te mundshme qeverisese po i fitoi zgjedhjet Thaci perseriti Interesi i Kosoves eshte mbi te gjitha te kemi nje mazhorance te fuqishme ne Parlamentin e Kosoves te ndertojme institucione qe fuqizojne efektivitetin e qeverise se vendit te kemi reformat e duhura te jene njerez me duar te pastra... Ne rast se PDK-ja del e para ne zgjedhjet e 12 dhjetorit Kryeministri aktual i Kosoves deklaroi se qeverine do ta ndertoje me njerez te pergjegjshem reformatore dhe te fuqishem te cilet do ti nxirrte jo vetem brenda partise se tij por edhe nga shoqeria civile. Do te befasoheni - shprehet kreu i PDK-se. Derisa mandati i pare te cilit nuk i ka shkuar deri ne fund ka qene mandati i shpalljes se pavaresise dhe i sigurimit te njohjeve te shtetit mandati tjeter Thaci deklaroi se do te jete mandati i integrimit te vendit ne NATO dhe BE. Ai siguron se brenda 15 muajve te pare te qeverisjes do ta fitoje procesin e liberalizimit te vizave dhe do tua mundesoje qytetareve qe te levizin lirshem ne boten perendimore. Megjithese nuk tregon se me cilen parti do te hynte ne bashkeqeverisje kreu i PDK-se perjashton mundesine e krijimit te partneritetit me njerez qe braktisin institucionet. Thaci deklaroi nder te tjera se nuk do te kete telashe me FMN-ne nese ua rrit rrogat mesimdhenesve sherbyesve civile dhe policise por nuk tregon se sa do te jete buxheti i shtetit per vitin 2011. Thaci ne intervisten e tij dhene per Koha Ditore e pranon se nuk i ka permbushur te gjitha premtimet qe ka bere tre vjet me heret por arsyetohet se i eshte shkurtuar per nje vit mandati per shkak te renies se qeverise. Ai krenohet me te arriturat ne Veri ndonese nuk e mohon qe ajo pjese ende nuk eshte integruar si duhet ne shtetin e Kosoves. Beson se shume shpejt atje do te hapen gjykatat e njekohesisht do te rritet kontrolli doganor. E para se gjithash eshte optimist se me 12 dhjetor qytetaret serbe te asaj ane do tu drejtohen kutive te votimit per ti zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne Kuvendin e Kosoves. Thaci nuk parapelqen te lidhet per fjale e te thote se jep doreheqje nese PDK-ja e humb primatin ne skenen politike vendese megjithate zotohet se do te largohej nga PDK-ja sikur te zgjidhej president. Thaci shprehet i bindur se PDK-ja me partneret e vet me shoqerine civile me biznesin me gjithe njerezit e vullnetit te mire dhe mbeshtetes te PDK-se te vizionit tone shtetformues me 12 dhjetor do te shenoje nje fitore te thelle dhe do te garantoje nje mazhorance te fuqishme ne parlamentin e ardhshem te Kosoves. Ai kete bindje nuk e ndryshon edhe pasi i rikujtohet disfata ne zgjedhjet per kryetar komune ne Rahovec dite me pare. Se cili do te jete ekipi i tij per mandatin ne te cilin tashme i nominuar nga partia e tij Thaci permend njerez te pergjegjshem reformatore ekip i freskuar dhe shume i fuqishem edhe nga PDK-ja edhe nga jashte PDK-se edhe nga personalitete kredibile publike nga shoqeria civile bile do te befasoheni. Por nuk tregohet i sigurt nese do te kete ne te ministra nga mandati i kaluar. Dikush edhe mund te jete e dikush edhe mund te mos jete - pergjigjet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›