E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i zgjedhjeve ne Shqiperi

Nese nuk ka ende nje rezultat final per Bashkine e Tiranes kjo i dedikohet nje fenomeni te ri qe u shfaq ne procesin e numerimit te votave pas dites se zgjedhjeve. Votat e diskutuara jane gjykuar si te vlefshme por ato figurojne te hedhura nga qytetaret jo ne kutine e duhur por ne nje kuti tjeter. Per mazhorancen keto vota duhet te shqyrtohen sepse ne kete menyre lexohet verdikti i cdo qytetari. Kurse per opoziten perllogaritja e tyre eshte nje mekanizem qe deformon rezultatin e zgjedhjeve ne bashkine me te madhe te vendit.Ish anetari i Gjykates Kushtetuese Kujtim Puto i referohet permbajtjes se Kodit Elektoral ku sipas tij nuk parashikohet rasti kur nje vote hidhet nga votuesi ne nje kuti tjeter. Kodi merr parasysh vetem ato vota qe jane hedhur ne kutine e duhur thote Puto per DW-ne.Kjo do te thote qe keto flete votimi nuk duhet te llogariten. Nese keto duhet te llogariteshin duhet qe Kodi Elektoral ta thoshte nje gje te tille. Mesa di une praktika ka ecur ne kete drejtim pra qe nuk jane konsideruar si te vlefshme atehere ky rregull dhe ky interpretim qe eshte bere ne vazhdimesi nuk mund te ndryshohet gjate lojes ose mbas saj sepse mund te sjelle probleme qe lidhen jo vetem me vlefshmerine e fleteve te votimit por qe cojne ne vlefshmerine ose jo te zgjedhjeve.

Bildunterschrift Fushata zgjedhore

Por drejtori i Institutit te Studimeve Bashkekohore Artan Hoxha mendon se debati qe po zhvillohet aktualisht mbi trajtimin e votave qe jane hedhur gabim ne nje kuti tjeter duhet te fokusohet tek ceshtja thelbesore a jane apo jo te vlefshme ato. Ne kete prizem duhet te gjykojne dhe instancat qe marrin ne shqyrtim ankesat e paleve si KQZ ashtu dhe Kolegjit Zgjedhor thote Hoxha per DW. KQZ ka mbajtur nje qendrim u fut ne proces si nje komision zonal shqyrtoi keto vota qe ishin objekt diskutimi ne grupet e numerimit dhe vendosi ti quaje ato te vlefshme. A eshte ky hap procedurial i KQZ 100 per qind i paster Kete nuk di ta them. Por duket qe argumentet qe ka dhene ky Komision ne mbeshtetje te vendimit te saj jane te bollshme koherente dhe logjike. Vota e hedhur ne nje kuti tjeter nuk mund te klasifikohen si te pavlefshme.

Perkundrazi administrata zgjedhore kujdeset qe ne fillim te procesit qe ti marre keto flete nga ajo kuti dhe ti hedhe ku duhen. Eumlshte veshtire qe dikush qe do te ankohej kunder ketij parimi te mund te fitonte davane.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kujtim Puto

Kujtim Puto mendon se Gjykata Kushtetuese mund te vihet ne levizje per kete ceshtje sepse sipas tij behet fjale per nje problem qe eshte me rendesi per palet dhe per opinionin publik. Shqyrtimi i ketij rasti ne Kushtetuese duhet te behet kur te kete mbaruar procesi vendimarres nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor argumenton Puto per DW. Per faktin se sipas nenit 134 te Kushtetutes si dhe me ate nen qe percakton se cili subjekt dhe individ e ve ne levizje kete Gjykate. Individet ne kete rast jane partite deputetet ose kryetaret e bashkive ku thuhet se Gjykata Kushtetuese shqyrton cdo ankese te individeve kur ka pretendime per nje proces jo te rregullt ligjor. Mendoj se nuk ka asnje pengese qe ceshtja te shkoje Kushtetuese dhe ajo te investohet per kete.Artan Hoxha nga Instituti i Studimeve Bashkekohore e shikon kete variant si teorik. Teorikisht cdo kush mund te beje ankesa ne Gjykaten Kushtetuese ne Shqiperi apo ne Gjykaten e Strasburgut qe i jane shkelur te drejtat themelore. Kjo me duket nje mundesi teorike pa asnje efekt ne rezultatin zgjedhor nga Kolegji Zgjedhor. Por mund ti sherbeje permiresimit te sistemit zgjedhor ne te ardhmen.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Artan Hoxha

Ish anetari i Gjykates Kushtetuese Kujtim Puto kembengul se per nga natyra e ketyre ceshtjeve me karakter politik dhe kushtetues organi me kompetent duhet te jete Gjykata Kushtetuese. Sepse kjo Gjykate dhe anetaret e saj kane garanci me te medha per gjykimin me objektiv dhe te pananshem te ceshtjeve thote ai per DW.

AutorArben Muka

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›