E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiq Nuk kemi asgje per te fshehur

hellipFAZ Nje pengese e madhe ne rrugen e Serbise per ne Evrope tashme eshte kapercyer por mbeten te tjera pengesa ndash me e madhja eshte Kosova. Ju se fundi anulluat nje takim me Barack Obama-n ne Varshave dhe nuk merrni pjese ne samitin ne Rome sepse e ftuar ishte edhe presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga. Cfare arrin Serbia me kete

Tadiq Mospjesemarrja ime nuk u sjell asnje dobi qytetareve te Serbise ndersa pjesemarrja ime shkakton dem. Edhe presidenti rumun Basescu nuk mori pjese ne takimin ne Varshave per te njejten arsye si une. Nese ne keto rrethana une do te kisha shkuar ne Varshave apo ne Rome atehere do te humbiste edhe kuptimi i dialogut mes Prishtines dhe Beogradit qe ne e kemi nisur tashme. Ne duam te gjejme nje zgjidhje qe te mundesoje pjesemarrjen e te gjitha entiteteve duke perfshire edhe Kosoven ne forumet rajonale dhe ne evenimentet nderkombetare por kjo zgjidhje duhet te jete e tille qe te mos rrezikoje as integritetin e Serbise dhe as te drejten nderkombetare. Ne nuk kemi asnje interes te bllokojme dicka as ne Kosove dhe as ne rajon. Por eshte edhe nje interes i yni legjitim qe te mos lejojme te kercenohet integriteti territorial i Serbise dhe dinjiteti i ketij shteti. ...

FAZ Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger i cili nen mandatin e BE-se drejtoi bisedimet ne fazen e fundit per Kosoven ne vitin 2007 parashtroi si model marreveshjet gjermane baze te vitit 1972 per marredheniet serbo-kosovare. Ne kete menyre Beogradi mund te hynte ne marredhenie politike me Prishtinen pa qene nevoja qe Serbia ta njohe pavaresine e Kosoves.

Tadiq Ky eshte gjithesesi nje nder propozimet me racionale qe ka pasur dhjetevjecarin e kaluar per Kosoven. Une i jam mirenjohes z. Ischinger per idene qe ka parashtruar ne bisedimet tona. Por ne te vertete nuk mund te kopjosh as formulimet juridike dhe as detaje te nje plani te caktuar. Nese megjithate ndermerr ndonje ndryshim ndoshta ky plan nuk do te pranohej per Serbine. Projekti im politik ne Serbi eshte qe ne ta bejme me efikase shoqerine tone. Ne duam nje zgjidhje. Ne duam t i japim fund konsumimit te energjive dhe resurseve per gjera te pakuptimta. Ne duam tu perkushtohemi zgjidhjeve praktike dhe konkrete qe i sherbejne popullit tone dhe interesave tona shteterore qe jane njekohesisht edhe ne interesin evropian. Qendrimi serb ndaj Kosoves duhet te jete racional por shteti demokratik i Serbise e meriton qe te mirekuptohet per pozicionin e tij.

FAZ Askush nuk pret qe Serbia ta njohe Kosoven.

Tadiq Por kjo duhet te vleje si per njohjen implicite ashtu edhe per ate eksplicite. Eshte shume e rendesishme qe ta themi kete. Askush nuk mund te prese prej Serbise qe te mos e njohe Kosoven formalisht por praktikisht ta njohe ate.

FAZ Ndoshta ne Prishtine shpejt do te shtrohen ceshtje krejt te ndryshme. Tani per here te pare ka nje parti politike te konsiderueshme qe kerkon hapur bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Tadiq Politikanet shqiptare jane mjaft efikase ne ndjekjen e qellimeve te tyre une kurresesi nuk e nenvleftesoj kete. Bashkesia nderkombetare as qe nuk do ta degjoje nje gje te tille por ai qe mund ta lexoje historine do te kuptoje se krijimi i Shqiperise se madhe eshte plani afatgjate politik i shqiptareve. Ky plan si nje qellim i njeanshem eshte shume i rrezikshem por ne mund te pajtohemi me te nese kemi zgjidhje me marreveshje. Nje marreveshje ne baze te se ciles te gjitha palet marrin dicka e cila krijon nje zgjidhje te qendrueshme paqe dhe stabilitet mund te jete per te gjitha palet jashtezakonisht e dobishme. Une nuk jam per tiu shmangur zgjidhjeve por per dialog dhe bisedime. Nese ne jemi pragmatike mund ti zgjidhim problemet. Une nuk besoj se Serbia e madhe eshte nje zgjidhje e madhe. Po ashtu jam edhe kunder ndarjes se Bosnjes. Une jam kunder nje politike per krijimin e shteteve te medha. Ndaj le te perpiqemi te gjejme zgjidhje praktike per problemet.

Pjese nga intervista me presidentin serb Boris Tadiq botuar ne gazeten Frankfurter Allgemeine Zeitung 03.06.2011

Redaktoi Filaj/Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›