Pavjoni gjerman ne binalen e Venecias

Kritiket i quajne ato me percmim laquoKafazet kombetareraquo. 28 pavijonet ne Giardini arealin e ekspozues te Bienales qe i ngjan nje kopshti e ku cdo dy vjet vende te ndryshme te botes dergojne artistet e tyre me te mire per te marre pjese ne garen per laquoLuanin e Arteraquo.
Ashtu si Festivali i Filmit edhe Bienalja e Artit 4 qershor - nentor 2011 e nderon punen e artisteve me nje laquoluanraquo. Ne kete gare nderkombetare pavijonit gjerman i kushtohet gjithnje nje vemendje e vecante. E artistet nuk e kane e aq te lehte.
Shumica thone se per ta eshte ngarkese thote Ursula Zeller e cila para dy vjetesh me porosi te Institutit per Marredhenie me Jashte IfA nxori nje liber me titullin laquoPunimet gjermane per Bienalen e Venecias 1895-2007raquo. Qe nga viti 1972 IfA eshte ajo qe merret me organizimin e Pavijonit Gjerman.
Barra e pakendshme e historise
Bildunterschrift Pavjoni gjerman ne Binalen e VeneciasNdjenja e pakendshme shkaktohet nga arkitektura e pavijonit. Me 1909 ajo u ngrit si pavijon i trete ne territorin e Giardini-t. Asokohe dukej krejt ndryshe nga sot. laquoPadiglione Bavareseraquo quhej ai ne fillim meqe e kishte zanafillen ne nje nisme artistesh nga Bavaria. Ai ngjante me ndonje tempull antikiteti. Ate e kishte konceptuar arkitekti venecian Daniele Donghi. Me 1912 iu ndryshua emri ne laquoPadiglione della Germaniaraquo.
Deri ne Luften e Pare Boterore qellimi i Bienales ishte qe aty te shiteshin vepra arti. Kjo lidhej edhe me traditen e gjate te Venecias si qytet arti. Ishte reklama me e mire qe mund ti behej vendit. Qysh asokohe kishte nje bashkepunim me ndermarrjen hekurudhore e cila ofronte bileta me te lira cka bente qe me qindra mijera njerez te vizitonin qytetin lagune.Bildunterschrift Christoph Schlingensief /Pavjoni gjerman ne Binalen e Venecias 2011
Ndertese hijerende naziste
1938a ishte per Venecian viti i cezures pasojat e se ciles kane lene gjurme gjer me sot. Pavijoni Gjerman u shnderrua ne nje vend manifestimi per arkitekturen nacional-socialiste. Arkitekti gjerman Ernst Haiger i zevendesoi kolonat joniane me shtylla drejtkendeshe. laquoShtylla te fuqishme te larta prej guri bartin pragun dhe emblema kombetare e Rajhut te Trete mbi porten hyrese na pergatit per frymen e re te artit gjermanraquo shkruan arkitekti ne vitin e realizimit.
Nje gurpunues kishte gdhendur ne nje vend te dukshem te ballines mbishkrimin GERMANIA. Parketi i dyshemese ishte zevendesuar me mermer te imte per ti dhene keshtu nderteses nje hije te ftohte solemniteti. Ne Revisten Qendrore te Administrates Ndertimore me 2 nentor 1938 ishte shkruar laquoNdertesa e re e ekspozites gjermane ne Venecie jo vetem qe eshte nje perfaqesim i denje i Rajhut te Trete por ajo deshmon se nje kornize e persosur artistikisht mund ta shtoje efektin veprave te artit te ekspozuar ne te.raquo Dhe keto vepra ishin skulpturat e artistit kryesor te propagandes naziste Arno Breker.
Histori me vete art me vete
laquoHistoria e jashtezakonshme e Pavijonit Gjerman i ka nxitur artistet te sjellin gjithmone rezultate maksimaleraquo thote Ursula Zeller. Ne vend qe ata te marrin pjese ne parimin e rendimentit ata gjithmone jane perpjekur te laquoneutralizojne ndertesenraquo. Te gjithe i referohen se kaluares naziste te pavijonit. Instalimi legjendar i Joseph Beuys-it me 1976 me titullin laquoStacion tramvaji. Nje monument per te ardhmenraquo synonte ti ngrinte nje permendore vuajtjes njerezore. Skulptori Ulrich Rueckriem iu pergjigj hapesires monumentale te brendesise me kater blloqe gjigante prej guri. Edhe Hans Haacke vendosi kritere Ne vitin 1993 ai i theu pllakat e dyshemese se pavijonit dhe i shperndau sa andej kendej si mbeturina. Vizitoret pengoheshin tek ecnin mbi ate fushe rrenojash ku tekstualisht u rreshqiste toka nen kembe.Bildunterschrift Christoph Schlingensief /Pavjoni gjerman ne Binalen e Venecias 2011
Ndertese provokuese
Me 2001 laquoLuani i Arteraquo iu dha artistit gjerman Gregor Schneider i cili gjithashtu e lidhi punimin e tij me te kaluaren e pavijonit nga koha e Bavarise. Ai e shnderroi ndertesen naziste ne nje labirint dhomash. Per kete kishte sjelle enkas ne Venecie pjese te nje shtepie nga Menhengladbah-Reydt Moenchengladbach-Rheydt u ai kishte kaluar femijerine.
Kohe pas kohe perseriten zerat qe sugjerojne qe thjesht te shembet ajo ndertese naziste. Vitin e kaluar presidenti i Dhomes Federale te Arkitekteve e hapi serish kete debat kur u shpreh pro ndertimit te nje pavijoni te ri per Gjermanine. Pavijoni i tanishem nuk perputhet fare me imazhin demokratik qe kemi ne per vetveten argumenton Schmid. Christoph Schlingensief i cili vitin e kaluar vdiq ne moshen 49 vjecare nga kanceri gjithsesi ishte shprehur per ruajtjen e pavijonit. Per fat te keq Bienalja e 54-te do te behet pa te. Publiku nuk do ta mesoje se cfare do te deshironte te bente me ate objekt aq te diskutueshem dramaturgu gjerman qe i pelqenin aq shume provokimet.
Autore Sabine Oelze/ A. Mikat/Anila Shuka
Redaktoi Aida Cama