E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për mbetjet, Bino: Refuzimi akt i pastër politik

Zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino ka reaguar ndaj kthimit për rishikim në Kuvend në lidhje me draft-ligjin " Per Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve ", i cili nuk u dekretua nga Presidenti Topi dhe është dhe kundërshtuar nga Partia Socialiste.
“Refuzimi nga Presidenti është një e drejtë kushtetuese e tij. Por refuzimi në mungese të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partise që ka krijuar ose që do të krijoje. Refuzimi është pengese e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve sipas standarteve të BE-së. Refuzimi le në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual të menaxhimit që për ne të gjithë është i manget”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Mjedisit.
Siaps zëvendësministrit Bino ligji është në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar të deritanishëm, nuk shfaq asnjë kundershti në mes dispozitave të tij por është hartuar me kërkesën, ekspertizen e financuar dhe të mbikqyrur nga Bashkimi Europian nëpërmjet projektit INPAEL.
Ndër të tjera sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së mjedisit Partia Socialiste po kundershton një ligj të miratuar nga vetë ajo në vitin 2003.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›