E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet, Bino: Kthimi i ligjit nga Topi, akt politik

Zv. ministri i Mjedisit, Taulant Bino

TIRANË- Ministria e Mjedisit ka reaguar sot për mosdekretimin e ligjit për Menxahimin e mbetjeve të ngurta nga ana e presidentit të vendit, Bamir Topi, duke e quajtur kthimin mbrapsht të ligjit të paargumentuar.

Zëvendësministri Taulant Bino ka deklaruar sot se ligji në fjalë nuk ka asnjë kundërshti me dispozitat dhe është në përputhje me ekspertizën e BE, duke marrë

parasysh edhe sugjerimet e ekspertëve më të mirë të vendit.

Refuzimi I dekretimit të ligjit është e drejtë kushtetuese e presidentit, por në mungesë të argumentimeve kthimi i tij është një akt i pastër politik- ka thënë ai.

Sipas tij, refuzimi lë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual të menaxhimit të mbtetjeve, ndërkohë që PS po kundërshton një ligj të miratuar nga vetë ajo. Refuzimi i ligjit, lë në fuqi nenin 26 të ligjit të mëparshëm, i titulluar leja e importimin. Ndërkohë që ligji i kthyer nuk është ai i importit dhe nuk ka qëllim kryesor atë, madje ai ndalon importin e mbetjeve të rrezikshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›