E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për Gjykatën e Lartë, debate në komisionin e ligjeve

Mbledhja e komisionit të ligjeve është shoqëruar me debate në lidhje me projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikes së Shqipërisë”.  Deputetët e PS-së në komisionin e ligjeve kanë kërkuar shtyrjen e diskutimit për projekt/ligjin për Gjykatën e Lartë duke kërkuar më shumë kohë që të njihen me draftin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë.
 

“Ligji për gjykatën e lartë është mjaft i rëndësishëm dhe nuk kemi pse ngutemi. Sipas rekomandimeve të Saninos, kemi kohë deri në shtator për ta çuar ligjin në Kuvend ” është shprehur Xhafaj.
 

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i ministrit të drejtësisë Eduard Halimi i cili ka theksuar se komisioni ka pasur kohë që ta shqyrtojë projektligjin pasi ministria e ka dorëzuar atë që në 8 qershor.
 

Ndërsa kryetari i komisionit, Ilir Rusmajli ka theksuar se koha që kërkon opozita rrezikon statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian të Shqipërisë. Sipas tij ligji për Gjykatën e Lartë është me rëndësi për funksionimin e Gjykatës Administrative ndërsa theksoi se nesër komisioni do të ftojë edhe kryetaren e Gjykatës së lartë për të raportuar.
 

Ndërkohë drafti “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, për t`u kaluar në Kuvend, kërkon një shumicë prej 3/5 të votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›