Pr/ligji për Gjykatën e Lartë, debate PS-PD

Nga nje mbledhje e Komisionit të Ligjeve
TIRANE- Opozita ne Komisionin e Ligjeve ka kerkuar shtyrjen e afatit per miratimin e projektligjit Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikes së Shqipërisë.
Ne mbledhjen e sotme, shoqeruar me debate mes PD-se dhe PS-se, socialistet kane kerkuar qe te lihet me shume kohe per t’u shqyrtuar ky projektligj, pasi duke qene tejet i rendesishem nuk mund te miratohet ‘shkel e shko’.
Ligji për Gjykatën e Lartë është mjaft i rëndësishëm dhe nuk kemi pse ngutemi. Sipas rekomandimeve të Saninos, kemi kohë deri në shtator për ta çuar ligjin në Kuvend ka thene deputeti Fatmir Xhafaj.
Por, sipas ministrit te Drejtesise, Eduard Halimi, ky i opozites eshte vetem nje justifikim, pasi sipas tij komisioni ka pasur kohë që ta shqyrtojë projektligjin, duke qene se ministria e ka dorëzuar atë që në 8 qershor.
Pas ketyre debateve ka reaguar edhe kreu i komisionit, Ilir Rusmajli, duke theksuar se koha që kërkon opozita rrezikon statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian të Shqipërisë.
Sipas tij ligji për Gjykatën e Lartë është me rëndësi për funksionimin e Gjykatës Administrative ndërsa theksoi se nesër komisioni do të ftojë edhe kryetaren e Gjykatës së lartë për të raportuar.