E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet nënkryetari i ri i Bashkisë së Tiranës

Petrit Vasili ka marrë sot zyrtarisht postin e nënkryetarit të ri të bashkisë së Tiranës. Në ceremoninë e prezantimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka theksuar se me ardhjen e Valit në bashki, ky institucion merr një potencial të jashtëzakonshëm.

Nga ana e tij, Vasili duke e cilësuar stafin e bashkisë së Tiranës si një skuadër të përkushtuar dhe ambicioze theksoi se ditët e ngarkuara me punë do të jevë edhe sfidat e përditshme të saj.

Deri pak kohë më parë posti i nënkryetarit të bashkisë mbahej nga Edmond Panariti, që u emërua ministër i Punëve të Jashtme.

Petrit Vasili mban aktualisht postin e nënkryetarit në Lëvizjen Socialiste për Integrim ndërsa ka mbajtur për plot tre vjet postin e ministrit të Shëndetësisë.
 

vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›