E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ligji për SHISH, në Shqipëri s’do ketë asnjë zyrtar pa mandat”

Kryeministri Sali Berisha komenton ndryshimet ligjore për Shërbimin Informativ. Flet edhe Ilir Meta

Mazhoranca shprehet e gatshme të konfirmojë ndryshimet në ligj dhe të vendosë standardet e vendeve të Aleancës, duke vendosur një afat ligjor për çdo zyrtar të lartë

Ndonëse një nga pikat e shumë diskutuara ditët e fundit, ligji i SHISH-it pritet të marrë një mbështetje të gjerë brenda radhëve të shumicës parlamentare, menjëherë pas konsultës ligjet e NATO-s. Më herët kryeministri Sali Berisha dhe pak minuta më pas zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, shprehën vullnetin e shumicës për ndryshimin e ligjit që favorizon qëndrimin e zyrtarëve në poste të rëndësishme me afat të pa caktuar ligjërisht.
“Në këtë vend nuk do të ketë zyrtarë të lartë të emëruar pa mandat. Ky është një qëndrim përfundimtar i Kryeministrit të vendit. Vendet anëtare të NATO-s në tërësinë e tyre i kanë të gjithë zyrtarë me mandate të ndryshme. 4 vjet e kanë mandatin për Kryeministrin, 4 apo 5 vjet e kanë mandatin për Presidentin, dikush me mandat më të shkurtër, dikush me mandat më të gjatë. Por mandatet janë një normë dhe një standard i vendeve demokratike”, u shpreh kryeministri Berisha.
Të njëjtin qëndrim theksoi dhe zëvendëskryeministri Meta. Sipas tij, çdo zyrtar i lartë duhet të ketë mandat të përcaktuar, duke vendosur një afat ligjor.
“është tepër parimore që çdo zyrtar i lartë të ketë mandat të përcaktuar dhe kjo është pothuajse për të gjithë përfaqësuesit e të gjithë institucioneve të tjera. Edhe për institucionin në fjalë kjo është më se normale, që të vendoset një afat ligjor”, tha Meta .
Ai tha më tej se është e rëndësishme që ky afat të jetë në kuadër të një rregullimi dhe përcaktimi ligjor që garanton qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e këtij institucioni.
“Kjo ka qenë dhe është arsyeja pse unë e kam theksuar rëndësinë që çdo ndryshim është e rëndësishme që të bëhet në mënyrë të mirë konsultuar me NATO-n”, deklaroi më tej zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta.
Për sa i takon thashethemeve për bashkim të votave me PS-në, të cilat si burim kanë ngrehinën e Edi Ramës, zëvendëskryeministri Ilir Meta u shpreh se qëndrimi i LSI-së është parimor dhe nuk lidhet unifikim votash me dikë tjetër.
“Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë as me kundërvënie votash me dikë dhe as me bashkim votash me dikë tjetër. Qëndrimi ynë është parimor dhe unë besoj se procesi i konsultimeve me NATO-n do të vijojë në mënyrë konstruktive.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›