E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për SHISH, të gjithë kundër PD-së

Ligji në fjalë është debatuar tejet shumë në seancën e djeshme, kur opozita me të cilën u bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkuan që projektligji të mos futej në rendin e ditës së Kuvendit.

Ndërkohë, sot ka reaguar sërish ambasadori amerikan, Xhon Withers, i cili kohë më parë e kundërshtoi ashpër ligjin, saqë çështja shkoi edhe në selinë qendrore të NATO-s.

Pas një telefonate bërë kryeministrit Berisha në atë kohë nga shefi i NATO-s Adres Fogh Rasmussen, maxhoranca u detyrua të tërhiqej. Withers ishte sot në Kukës në një tur nëpër Shqipëri pas përfundimit të misionit diplomatik në vendin tonë.

Ai është shprehur se Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë shprehur mendimin e tyre për këtë ligj. Duhet të sigurohemi që sa herë të kërkohen masa të brendshme të ndërmerren të çliruara nga ndikimet politike.

Pra Shërbimi Informativ Shtetëror të jetë i pavarur prej saj”, është shprehur Withers kohë më parë. Për pos kësaj, një zë i fortë kundër miratimit të këtij ligji është edhe numri dy i qeverisë, pikërisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta, e cila ka deklaruar se LSI-ja nuk do ta votonte atë pa i konsultuar më parë me zyrtarë të NATO-s.

“Proceset e përmirësimeve ligjore kërkojnë kohën e tyre dhe absolutisht gjithçka duhet të realizohet në bashkëpunim dhe mirëkuptim te plote me Aleancën. çështja e Shërbimeve inteligjente është një çështje delikate dhe besueshmërie. Ndaj Shqipëria ka qenë dhe është në një proces konsultimi me Aleancën por kjo çështje nuk ka përfunduar ende. Për këtë arsye edhe mendimi im ka qenë dhe mbetet se duhet të përfundojë ky proces para se këto ndryshime të sillen në Kuvendin e Shqipërisë. ”, është shprehur Meta për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›