E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB heton sulmin izraelit kundër flotiljes për Gazën

Ekipi faktmbledhës do të përbëhet nga tre ekspertë të pavarur: Sir Desmond de Silva, Karl Hudson-Phillips dhe Mary Santhi Dairiam.

Si pasojë e sulmeve izraelite në anijen “Mavi Marmara”, e cila ishte pjesë e flotiljes me ndihma për Gazën, humbën jetën 8 persona me shtetësi turke dhe një me nënshtetësi turko-amerikane.

Izraeli vazhdimisht e ka kundërshtuar një hetim ndërkombëtar të sulmit duke theksuar se hetimi që ai vetë do kryejë, do jetë i pavarur dhe i besueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›