E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për dëshmitarin, komisioni i ligjeve diskuton ndryshimet

Në mbledhjen e së mërkurës së Komisionit Parlamentar të Ligjeve është diskutar për projektligjin e ri për mbrojtjen e dëshmimtarëve. Ky draft i ri do të sjellë zgjerim të gamës së veprave penale, për të cilat garantohet mbrojtja, por dhe gjithashtu rrit koston financiare. Deputeti Gent Strazimiri është shprehur se ky ligj parashikon një seleksionim të veprave penale për të cilat dëshmitarët kërkojnë mbrojtje.
Ky projektligj parashikon që procedura për mbrojtjen e dëshmitarit të kalojë nga prokurori i çështjes i cili duhet t'i paraqes prokurorit të përgjithshëm kërkesën për mbrojtjen e dëshmitarit. Më pas kërkesa dërgohet në komisionin e ekspertëve të cilët analizojnë rastet që kërkojne mbrojtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›