E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Librazhd- Përrenjas, vdes 39-vjeçarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd- Përrenjas. Aksidenti rrugor ka ndodhur pranë fshatit Qukës ku makina me targa KO 28 89 D e cila drejtohej nga shtetasi Gjergji Raidhi, 49 vjeç është përplasur me një makinë me targa angleze. Si pasojë e aksidentit ka vdekur shtetasja Çiljeta Dhimitri 39 vjeç dhe janë plagosur Gjergji Raidhi, 49 vjeç dhe Iris Raidhi 18 vjeçe. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›