PDK, LZHK, PLD dhe PBD: Jo në protestën e opozitës
Përfaqësuesit e katër partive politike të djathta dhe të qendrës së djathtë, Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Ligj dhe Drejtësi dhe Partia e Bashkimit Demokrat u mblodhën sot në selinë e PDK-së dhe vendosën që nuk do të marrin pjesë në protestën e opozitës. Përfaqësuesit e katër partive politike të qendrës së djathtë mbështetën kërkesën e drejtë të opozitës për rinumrimin e votave dhe protestat e saj për transparencën e procesit zgjedhor teë28 qershorit por theksuan se nuk do të marrin pjesë në protestë. Ata gjithashtu u shprehën gatishmërinë e tyre për dialog politik dhe bashkëpunim me të gjithë faktorin politik në vend që është i angazhuar për hartimin e një ligji të ri zgjedhor që garanton zgjedhje të drejta dhe të lira.