Ligji për inspektimin financiar publik, OJQ-të kundër miratimit

Organizatat joqeveritare kanë reaguar sot në lidhje me projektligjin "për inspektimin financiar publik" i cili pritet të votohet nesër në seancën plenare. Përmes një peticioni publik këto oranizata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Financave që të ndalojë përpjekjet për t'i vënë ato nën kontrollin e qeverisë.
"Përmes këtij peticioni ne kërkojmë të shprehim shqetësimin tonë maksimal në lidhje me mënyrën si ky projekt-ligj është hartuar dhe për mënyrën e paprecedentë që po ndiqet për miratimin në seancë plenare, pa i dhënë mundësi të gjithë partnerëve të interesuar që të shprehin mendimet e tyre. Ndonëse ne nuk duam të hedhim dyshime mbi procesin, nuk mund të rrimë pa përmendur faktin se mos-konsultimi i tij i gjerë me shoqërinë civile, është treguesi i qëllimeve të vërteta të projekt-ligjit.
Nëse projekt-ligji miratohet ai kërcënon në mënyrë të hapur me gjoba dhe deri në burgim çdo përfaqësues të OJF-ve që mund të dal kundër Qeverisë dhe përfaqësuesve të saj" theuhet më tej në peticionin e këtyre organizatave.
Sipas tyre projekt-ligji ka tendencën që të shkelë një nga të drejtat bazë demokratike, atë të pavarësisë së Organizatave Jo-qeveritare (OJQ) nga Qeveria dhe institucionet e saj duke theksuar se projekt-ligji shkel në këtë mënyrë edhe të drejtën e lirisë së organizimit, një e drejtë e gdhendur në Kushtetutën e Shqipërisë.