E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ligji për institucionin e Presidentit, Balla: Ka mangësi, të adresohet në sesionin e ardhshëm parlamentar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se në sesionin e ardhshëm parlamentar duhet të adresohet patjetër ligji për institucionin e Presidentit, pasi sipas tij, ka mangësi.

Balla u shpreh se ky ligj, duhet të jetë një prej prioriteteve të sesionit të ardhshëm parlamentar.

“Parpara jush është e vërtetë e kemi thënë që duhet bërë. Punët kanë zënë njëra-tjetrën. Kur të mbaj fjalën e parë të sesionit në shtator, do keni dhe ligjin për institucionin e presidentit, si një prej prioriteteve që duhet të adresohet në sesionin e ardhshëm”, tha Balla në një prononcim për media, jashtë ambienteve të Kuvendit.

Duke u ndalur te ndërhyrjet për paketën e reformës në drejtësi, Balla përsëriti edhe njëherë se nevojitet konsensusi i SHBA-BE dhe i opozitës.

“Paketa e reformës në drejtësi, disa ndërhyrje që rrisin efektivitetin. Duhet dakordësi, nga ata që janë mbështetësit SHBA-BE dhe nga opozita e cila ka të njëjtin orientin euro-atlantik. Për këto çështje unë nuk flas kurrë me non gratat”, përfundoi Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›