Berisha akuza Felajt: Shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputeten socialiste Ermonela Felajn se ka shndërruar Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare.
Sipas Berishës, deputetja i frikësohet drejtësisë për shkak të krimeve elektorale dhe aferave korruptive.
“Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj.
Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, joelektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit.
Vetëm ti nuk duhet të flasësh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në një strofull familjare. Turp, turp, turp!
Kaq kam për të thënë”, tha Berisha.
/rtsh.al/