E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurot shperndaheshin ne qendra te ndryshme tregtare

Hetimet

Hetimet e policise tregojne se te arrestuarit perdornin biznese te medha per te futur ne treg eurot false. Sipas te dhenave ato vijne nga Maqedonia dhe mendohet se nje laborator qe ka prodhuar edhe eurot e para eshte perdorur serish per te prodhuar per vendin tone. Ne keto kushte kur parate vinin ne Shqiperi te arrestuarit shkonin sidomos ne qendra tregtare per te futur ne treg parate e falsifikuara. Pak kohe me pare nje person kishte denoncuar dhe ne keto kushte ka nisur hetimi per ta. Sipas te dhenave ato nuk perdoreshin vetem per tregun e Tiranes por dergoheshin edhe ne qytete te tjera ku mendohet se jane te perfshire persona nen hetim qe po punohet per kapjen e tyre dhe dokumentimin e plote te veprimtarise kriminale. Gjithashtu te dhena mbi keto raste jane derguar edhe ne Maqedoni ku kerkohet ndihma e policise se atjeshme per te goditur laboratorin e prodhimit te eurove false. Ndersa nga ekspertiza e kryer per eurot rezultoi se ato kane nje cilesi te larte qe dallohet vetem me aparate te specializuara. Por ato kane pasur shume numra serie te njejte nderkohe qe edhe ngjyra ka qene pak me e hapur se prerjet 100-she origjinale. Tashme pritet numerimi dhe ekspertiza per te gjitha me qellim qe te shikohet edhe menyra e plote se si vepronte grupi kriminal. Sipas te dhenave grupi kishte marre persiper te sillte ne Shqiperi 300 mije euro te tjera por policia ka nderhyre duke bere goditjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›