E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro false nga Maqedonia goditen dy zogj me nje gure

Gjate hetimit policia zbuloi se grupi kishte lidhje me nje tjeter rast te hetuar qe para 16 muajsh Tirane sekuestrohen 50 mije euro dhe arrestohen gjashte persona

Mbi 50 mije euro false dhe gjashte persona te arrestuar eshte rezultati i nje operacioni te realizuar nga policia e kryeqytetit gjate mbremjes se te henes. Antikrimi ekonomik e ka zhvilluar kete operacion prane Doganes se Tiranes nderkohe qe autoret mendohet se kane lidhje me rastin e para disa muajve ku u sekuestruan mbi 70 mije euro. Hetimi ka nisur pa ditur lidhjet mes rasteve por kur policia ka pergjuar numrat e telefonave te te dyshuarve ka rezultuar se kishin te benin me te njejten linje parash false. Sipas te dhenave hetimore personi kryesor i kontaktit me Maqedonine nga ku vinin parate nuk eshte arrestuar. Megjithate ne pranga ka perfunduar nje mesues nga Pogradeci Ilir Prifti per te cilin flitet se ka ne pronesi nje pikture qe kushton 400 mije euro.

Ne nje konference per shtyp drejtori i Policise se Qarkut Tirane deklaroi se ne vijim te operacioneve te fundit nga sektori kunder krimit financiar u finalizua operacioni i koduar Graniti 2 ku u arrestuan ne flagrance gjashte persona. Ne pranga kane perfunduar Ndrek Kol Bicuku 54 vjec lindur ne Puke dhe banues ne Tirane Ilir Kolo Prifti 56 vjec lindur ne Korce dhe banues ne Pogradec Shkelqim Bufi 40 vjec lindur dhe banues ne Pogradec Dashamir Abdullah Shehi 40 vjec Thanas Ramadan Ibrahim Xhuxhi 57 vjec Edmond Fadil Shehi 31 vjec banues ne Tirane deklaroi kreu i policise kryeqytetase. Sipas tij arrestimi i tyre u be ne kuader te dy procedimeve penale pas nje hetimi 16-mujor me metoda speciale te hetimit ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne momentin e arrestimit te ketyre shtetasve ne vendin e quajtur Dogana e Tiranes ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar 50 mije euro te prerjeve 100-she te falsifikuara te llogaritura per tu hedhur ne tregun e Tiranes te cilat dyshohen se vinin nga Maqedonia. Me tej drejtori i policise sqaroi se atyre u jane sekuestruar telefona dhe mjete te tjera komunikimi qe keta persona dispononin per te kryer vepren penale. Sektori kunder krimit financiar po punon per identifikimin dhe kapjen e disa personave te tjere te cilet dyshohen te jene perfshire ne kete veprimtari kriminale. Ndaj shtetasve u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale Falsifikim i kartemonedhave ne bashkepunim dhe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprime te metejshme.

Grupi hetimor shpjegoi se dy jave me pare ishte marre informacion se disa persona merreshin me falsifikim te eurove. Menjehere ka nisur puna per identifikimin dhe goditjen e grupit ku eshte kerkuar edhe pergjimi i numrave telefonike te perdorur prej tyre. Prokuroria ka vendosur ne pergjim numrat por gjate hetimit ka rezultuar se ata kishin lidhje me disa persona te tjere qe hetoheshin prej 16 muajsh. Keshtu jane bashkuar dy procedimet penale duke bere nje goditje te vetme. Personat e hetuar prej shume muajsh sipas grupit hetimor kane te bejne me rrjetin e goditur ne muajin prill te ketij viti ku u arrestuan 13 persona si dhe u sekuestruan 73 mije euro te falsifikuara. Sipas te dhenave prokuroria ka vendosur qe policia te nderhyje kur parate po vinin ne Tirane. Ne momentin e ndalimit policia ka sekuestruar 35 mije euro te cilat i kishin me vete dy nga te arrestuarit. Me pas te peste jane shoqeruar ne ambientet e policise kryeqytetase nderkohe qe policia ka vijuar punen me kontrolle banesash. Ne Kamze policia ka mundur te gjeje 10 mije euro te tjera qe ishin fshehur ne krevatin e njerit prej te arrestuarve ndersa 5 mije euro false jane kapur ne nje makine te stadiumi Selman Stermasi. Ne keto kushte duke i vene edhe perballe pergjimeve dhe provave te tjera policia ka arrestuar gjashte personat e lartpermendur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›