E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata zbardhi vendimin e pafajesise per 21 janarin

Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin e argumentuar të pafajësisë së gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Treshja gjykuese e kësaj gjykate, publikoi vendimin e zbardhur duke renditur në disa pika argumentet e saj për pafajësinë e Prendit dhe Llupos, bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas vendimit, gjykata ka krijuar bindjen se nga armët e të pandehurve kanë dal predha plumbash por këto janë shkrepur për të mbrojtur institucionin e kryeministrisë dhe zyrtarëve të lartë shtetëror që ndodheshin brenda saj mesditën e 21 janarit 2011. Sipas gjykatës, në asnjë rast Prendi e Llupo nuk kanë qëlluar si persona civil por si drejtues dhe përfaqësues të Gardës së Republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›