Berisha: Jo vonesave per centralin berthamor
Kryeministri Berisha deklaroi dje, gjate mbledhjes se qeverise, se Shqiperia eshte afer ndertimit te nje centrali per energjine nukleare. Duke marr shkas nga Samiti i vendeve te G8-es, ku nje nder temat e diskutuara ishte ndertimi i 1000 centraleve nukleare, Kryeministri u shpreh se nuk ka arsye qe Shqiperia te mos jete nje nga ato vende qe te ndertoje nje nga keto njemije centrale. Ne kete kuader, Berisha, gjate mbledhjes se qeverise, kerkoi nga ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, te pershpejtonte procedurat ligjore qe do t'i krijonin mundesi vendit tone te shfrytezonte energjine nukleare.
"Tete nga vendet me te fuqishmit e botes diskutuan gjate Samitit per ndertimin e 1000 centraleve nukleare. Ndaj, zoti Ruli te shpejtohet ndertimi i centralit berthamor ne Shqiperi, sepse nuk ka pse Shqiperia te mos kete nje nga keta njemije centrale", iu drejtuar Kryeministri Berisha ministrit te Energjetikes, Genc Ruli, ne lidhje centralin berthamor. Nga ana tjeter, kreu i qeverise ftoi edhe opoziten te behej mbeshtetese e kesaj iniciative te rendesishme per te ardhmen e energjise ne vend.
"Po vjen era nukleare dhe uroj qe opozita te dale nga anti-globalizmi dhe t'i bashkohet kesaj nisme. Kjo ka rendesi, sepse anti-globalizmi eshte nje lloj opozitarizmi jashtezakonisht i pafrytshem", ftoi dhe kritikoi Berisha opoziten ne lidhje me kete nisme. Ne menyre te vazhdueshme Kryeministri ka mbrojtur idene e ndertimit te nje centrali berthamor ne vend, ne menyre qe te zgjidhet edhe ceshtja e mungesave te energjise elektrike. Kreu i ekzekutivit ka theksuar se Shqiperia do te krijoje nje kuader ligjor te pershtatshem per centralin ne bashkepunim me ndihmen e eksperteve me te mire te Agjencise Nderkombetare Berthamore ne Vjene. Sipas Berishes, nga ana tjeter, Shqiperia do te ratifikoj te gjitha protokollet per garancite per transportin dhe per te gjitha proceset qe duhen ne lidhje me kete nisme.
F.Mejdini