Ligji që shkelën zyrtarët e shtetit
Në takimin e muajit mars 2006, disa prej krerëve më të lartë të shtetit kanë neglizhuar ligjin "Për informacionin e klasifikuar shtetëror". Në zyrën e ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu, ata kanë "raportuar" para biznesmenit Damir Fazliç informacione që mund të konsiderohen të dëmshme për sigurinë kombëtare. Në nenin 6 të këtij ligji me numër 8457, datë 11.02.1999, thuhet se informacionet i nënshtrohen procesit të klasifikimit kur lidhen me plane ushtarake, armatime, ose operacione. Një tjetër kriter është rasti kur në të jepen aftësi apo dobësi, kapacitete të sistemeve, instalimeve, projekteve dhe planeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Element i sigurisë janë edhe informacionet për veprimtari të shërbimeve informative, me forma dhe metoda të punës, me kriptologji në objektet e mjetet teknike, në vendet ku përpunohet dhe në arkivat ku ruhet informacioni. Në këtë nen përfshihet edhe rasti i informacioneve të qeverive të huaja, marrëdhënie ndërkombëtare, ose me veprimtari ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe me burime konfidenciale. Në ligj parashikohen edhe rastet ku ministria apo institucioni, para nënshkrimit të një marrëveshjeje apo protokolli teknik, që përfshin shkëmbimin e informacionit të klasifikuar, duhet të marrë më parë mendimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Gjithashtu, para nënshkrimit të një marrëveshjeje, apo protokolli teknik, që përfshin shkëmbim informacioni të klasifikuar, duhet të jetë lidhur më parë marrëveshja për sigurimin e informacionit të klasifikuar, ndërmjet autoriteteve të sigurimit kombëtar të shteteve palë. Në nenin 29 thuhet se personat e ngarkuar me ruajtjen dhe administrimin e informacionit të klasifikuar, kur vihen në dijeni të faktit të vjedhjes, marrjes, dhënies dhe çdo mënyre tjetër të rrjedhjes së informacionit të klasifikuar, si dhe të objekteve të tjera që kanë të bëjnë me sekretin shtetëror, janë të detyruar të njoftojnë drejtuesin e institucionit përkatës, ndërsa jashtë shtetit drejtuesin e përfaqësisë diplomatike, apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Shkelja e rregullave për administrimin, ruajtjen, nxjerrjen dhe asgjësimin e informacionit të klasifikuar "sekret shtetëror" dënohet sipas ligjeve në fuqi. Fusha e veprimit të ligjit është për të gjitha institucionet shtetërore, qendrore apo të varësisë, për organet e drejtësisë, prokurorisë dhe/apo personat juridikë/fizikë, personat me imunitet, kur për ushtrimin e detyrave të tyre, duhet të kenë akses tek informacioni i klasifikuar "sekret shtetëror".
Tabela
Informacionet e klasifikuara
- Plane ushtarake, armatime, operacione
- Aftësi apo dobësi, kapacitete të sistemeve,
projekte dhe plane që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare
- Veprimtari të shërbimeve informative dhe format e punës
- Informacione të qeverive të huaja dhe të burimeve konfidenciale
- Çështje shkencore, teknologjike dhe ekonomike, që kanë lidhje me sigurinë kombëtare
Deklarata
Rrëfimi i ish-kreut të kapitanerisë
Beja: Nuk na e prezantoi njeri Fazliçin
Ish-shefi i Kapitanerisë së Portit të Durrësit, njëkohësisht edhe nënkryetar i PDK-së, Vladimir Beja, i pranishëm në takimin mister mes ministrave të kabinetit "Berisha", këshilltarit të Kryeministrit për çështjet e sigurisë, Tom Rixh, dhe biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazliç, tregoi për "Shqip" detajet e takimit 20-minutësh. Sipas Bejës, biseda e marsit të vitit 2006 ishte formale dhe nga delegacioni i huaj është prezantuar vetëm Tom Rixh, ndërkohë që për pjesën tjetër të delegacionit nuk janë dhënë sqarime. "Damir Fazliç ishte aty, por nuk na e prezantoi njeri. Madje ai as nuk ka folur fare gjatë takimit që zgjati shumë pak, vetëm 20 minuta", u shpreh Vladimir Beja, i cili në detyrën e ish-shefit të Kapitanerisë së Portit të Durrësit u bë protagonist i këtij takimi. Beja theksoi se do të flasë në një moment tjetër për më shumë detaje rreth takimit, se si e njeh ai Damir Fazliç.