Alibeaj: Kryeprokurori i Tiranës refuzoi kontrollin tim
Ministri i Drejtësisë ka pritur 48 orë deklarata dhe kundërdeklarata ndaj institucionit që drejton. Më në fund ka pranuar të publikojë çdo detaj në lidhje me "incidentin" që kryen dy inspektorët e tij para dyerve të Prokurorisë së Tiranës. Me anën e një njoftimi për shtyp, Alibeaj pohon se drejtuesi i akuzës kryeqytetase nuk ka lejuar që të kontrollohet, duke shkelur haptazi Kushtetutën dhe ligjin për prokurorinë. Ai pohoi se inspektimi nuk kishte të bënte me kontrollin e dosjes "Fazliç", por me verifikimin e regjistrit penal nga data 1 shtator 2008, deri në datën 10 tetor të këtij viti. "Objekti i kontrollit dhe verifikimit të këtij urdhri nuk ka të bëjë me marrje të dhënash, me verifikime të veprimeve hetimore konkrete, apo akte procedurale hetimore që u përkasin çështjeve konkrete, por vetëm me marrje të dhënash mbi rregullshmërinë ligjore të mbajtjes së regjistrave përkatës për efekte edhe statistikore. Kjo është një veprimtari e prokurorisë qartësisht administrative dhe aspak veprimtari hetimore procedurale", tha dje Alibeaj. Më tej shtoi se urdhri nuk ka të bëjë me asnjë çështje hetimore, apo dosje të veçantë penale.
Urdhri i Alibeajt
"Urdhri ka dalë në zbatim dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore reciproke që ka Prokurori i Përgjithshëm në bazë të nenit 8, pika 4 të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë‘ i ndryshuar, për t‘i dërguar Ministrisë së Drejtësisë të dhënat statistikore të ndjekjes penale për hartimin e statistikës së njësuar në fushën e Drejtësisë si dhe ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë‘ lidhur me detyrimin ligjor që ka Ministria e Drejtësisë për drejtimin e shërbimit të unifikuar statistikor në fushën e Drejtësisë", thuhej në njoftim.
Më tej sqarohej se shkëmbimi i të dhënave statistikore dhe regjistrimit është detyrim ligjor reciprok, qoftë i Ministrisë së Drejtësisë, qoftë i Prokurorisë së Përgjithshme i parashikuar në ligjet organike të cituara më sipër.
Pengimi për kontroll
Ministria e Drejtësisë tha dje se drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës kanë penguar inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë në ushtrimin dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre, në bazë të ligjit, me pretendimin se ka kaluar orari zyrtar. "Po kështu, drejtuesit e prokurorisë kanë refuzuar të marrin në dorëzim dhe të protokollojnë urdhrin e Ministrit të Drejtësisë dhe njoftimin për Prokuroren e Përgjithshme, me të cilat ishin pajisur inspektorët", tha dje Alibeaj. Sipas tij, Ministria e Drejtësisë nuk ka lejuar dhe s‘do të lejojë asnjëherë pengesa jo të ligjshme në ekzekutim dhe përmbushje korrekte të ushtrimit të detyrës për zyrtarët e saj, e posaçërisht për inspektorët e kontrollit. Njoftimi i Alibeajt vijon se vetëm ditën e shtunë, drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës kanë pranuar të marrin në dorëzim urdhrin dhe njoftimin e kontrollit në orën 15.45. Ata kanë firmosur marrjen në dorëzim të tij dhe kanë bërë protokollimin sipas ligjit të urdhrit të kontrollit. Në kundërshtim me zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës, Ministria e Drejtësisë tha dje se inspektorët, sipas të gjitha procedurave ligjore dhe etikës zyrtare, kanë komunikuar me punonjësit e shërbimit të Prokurorisë, duke i parashtruar kërkesën për të takuar zyrtarisht drejtuesit, ose një nga zëvendës/drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.