E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjvenesit amerikane negociata per reformen fiskale

Presidenti amerikan Barack Obama dhe liderët republikanë e demokratë të Kongresit pas një takimi për arritjen e negociatave për politikën fiskale të vendit kanë shprehur një optimizëm kundër shmangies së recesionit ekonomik. Ligjvënësit amerikanë kanë diskutuar mbi të ashtuquajturën “gremina fiskale” e cila parashikon shmangien e humbjes së 600 miliardë dollarëve në shkurtime shpenzimesh dhe rritje automatike të taksave duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm. Republikani Boehner ka propozuar një projekt ku shfaqen pika të përbashkëta me presidentin amerikan Obama.

“Patëm një takim shumë konstruktiv me presidentin ku folëm për problemin fiskal të shteteve të bashkuara. Propozova një kuadër referimesh që parashikon reformimin e kodit tonë fiskal dhe reformën e shpenzimeve tona. Besoj se ky kuadër është në të njëjtën linjë me ftesën e presidentit për një qasje korrekte dhe të ekuilibruar”-shprehet Pelosi.
Senatori Herry Raid, lideri i mazhorancës në senat ka deklaruar se marrëveshja mund të vijë më parë se fundi i vitit.
“Përpiqemi të kuptojmë se cili është problemi dhe më vjen mirë që ishim në gjendje të flisnim për sistemin e taskave. Të dy palët po këkrojmë të arrijmë në një pikë të përbashkët pasi nuk mund të themi më që do ta zgjidhim një herë tjetër”-shprehet senatori.

Për lideren e opozitës Nancy Pelosy bisedimet me presidentit dhe ligjvënësit e të dy forcave politike ishte një fillim i mbarë.

“Marrim përgjegjësinë tonë për të promovuar rritjen dhe për të mbështetur të ardhmen, jam e sigurt se një zgjidhje do të arrijë shumë shpejt”- tha ajo.

Lideri i republikanëve në senat Mitch McConnell ka afirmuar se është i hapur për të diskutuar për hyrjet fiskale me qëllim zgjidhjen e pengesave reale që janë programet e mëdha sociale.

Të dy palët kanë premtuar bashkëpunim për të siguruar investitorët se ata do të arrijnë një marrëveshje.
Qëllimi kryesor është rimëkëmbja e llogarive publike me një deficit prej një mijë miliardë dollare dhe një borxh i cili ka arritur në 16 miliardë dollarë

Gjithsesi kjo nuk do të thotë se kompromiset, edhe pse të pjesshmë, janë të lehta. Republikanët edhe pse kanë pranuar për të ardhurat fiskale, shprehen kundër rritjes së normës së taksimit mbi personat që paguhen me mbi 250 mijë dollarë. Rritja e taksës mbi të ardhurat personale është një propozim i demokratëve, ku Obama kërkon që ta cojë kuotën deri në 35% nga 39,6% që ëshët aktualisht. Përsa u takon shpenzimeve republikanët kërkojnë të shmangin kryesisht ato mbi Pentagonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›