Shtepia e Bardhe Paralajmerimi iranian per Gjirin Persik tregon dobesite e regjimit

Administrata e Presidentit Obama nuk po ja ve veshin paralajmerimit te Iranit per te mbajtur jashte Gjirit Persik nje aeroplanmbajtese amerikane duke thene se kjo tregon dobesine e qeverise iraniane.
Sekretari i shtypit i Presidentit Barak Obama Jay Carney tha te marten se paralajmerimi tregon se qeveria iraniane po behet gjithnje e me e izoluar.
Mendoj se reflekton faktin se Irani eshte ne nje pozite te dobet. shte raundi i fundit i kercenimeve iraniane dhe eshte konfirmim se Teherani eshte nen presion gjithnje ne rritje per deshtimet e vazhdueshme per te zbatuar detyrimet e veta nderkombetare.
Shefi i ushtrise iraniane paralajmeroi te marten aeroplanmbajtesen amerikane USS John C. Stennis qe te mos kthehet ne Gjirin Persik. Ai tha se Irani eshte i gateshem te reagoje ndaj asaj qe e sheh si nje kercenim.
Zyrtaret e Pentagonit reaguan ndaj paralajmerimit duke thene se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te dergojne rregullisht anije lufte ne rajon per dislokime te caktuara.
Pentagoni tha javen e kaluar se aeroplanmbajtesja u largua nga Gjiri Persik permes Shtratit te Hormuzit ne nje operacion te planifikuar rutine.
Irani gjithashtu kercenoi qe te mbylle Shtratin e Hormuzit qe eshte nje rruge e rendesishme transporti per vendet eksportuese te naftes ne Lindjen e Mesme si kunderpergjigje ndaj sanksioneve perendimore kunder programit te tij berthamor.
Irani ka zhvilluar manovra detare ne afersi te shtratit. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Carney tha se dekleratat jane nje perpjekje per te larguar vemendjen nga sjelljet e Iranit dhe problemet e brendeshme.
Irani eshte i izoluar dhe po kerkon te largoje vemendjen nga sjelljet e veta dhe problemet e brendeshme. Thjeshte kjo eshte masa e ndikimit qe sanksionet kane ne Iran dhe mbeshtetja e gjere nderkombetare per shtimin e presionit ndaj Iranit dhe izolimin e Iranit si rezultat i refuzimit te tij per te zbatuar detyrimet e tij nderkombetare.
Zoti Carney tha se sanksionet kane ndikuar ne gjendjen e ekonomise se Iranit prej shume kohesh.
Ju kam folur ne nentor dhe dhjetor mbi ndikimin e dukeshem qe ka patur izolimi ndaj ekonomise iraniane dhe efektin qe ka patur ne ato qe po degjojme nga udheheqja iraniane. Mendoj se kjo vazhdon dhe se kjo tregon ndikimin e saj.
Zoti Carney permendi nje lajm ne gazeten Washington Post te marten i cili thoshte se vlera e monedhes iraniane ka rene ndjeshem perkundrejt dollarit pasi Shtetet e Bashkuara vune sanksione ndaj bankes qendrore iraniane te shtunen. Shkrimi ne gazete thote se banka ka hedhur sasi te medha dollaresh ne tregun lokal duke ndihmuar monedhen iraniane qe ta marre veten disi.